E enjte, 25 Prill, 2024
spot_img

Wuhani drejt normalitetit, rihapet edhe tregu gjigant me gjallesa deti.

- Advertisement -spot_img

Vetëm disa muaj pas shpërthimit të coronavirusit, mijëra stenda janë rikthyer në tregun më të madh të “produkteve të detit” të Wuhan, sipas raportimeve.

Siç shkruan mediumi britanik Mirror, pamjet e publikuara nga media shtetërore kineze sugjerojnë se bizneset e saj si zakonisht i janë kthyer veprimtarisë së tyre, pas bllokimit që u ngrit në epiqendrën e pandemisë.

Po sipas Mirror, pretendohet se 90% e stendave janë duke funksionuar edhe një herë në tregun e madh Baishazhou – megjithëse shitja e kafshëve të egra të gjalla dhe bagëtive tani është e ndaluar.

Siç thuhet më tej, tregu përfshin një sipërfaqe prej 116 hektarë.

Mendohet Covid-19, i cili ka vrarë më shumë se 125,000 njerëz, kishte origjinën në një tjetër “treg të lagësht” në qytetin e Wuhan, i quajtur Huanan i cili është është mbyllur që nga 1 janari.

Gjithashtu thuhet se janë ndërmarrë hapa të rinj, me vizitorët në Baishazhou duhet të tregojnë prova në një aplikacion që nuk kanë testuar pozitivisht për coronavirus. Temperaturat e tyre u janë matur gjithashtu në hyrje, sipas mediave lokale.

Tregu është vendi më i madh tregtar për karkaleca të gjalla në Kinë, megjithëse mediat shtetërore raportojnë se shitjet aktualisht janë një e katërta e nivelit të tyre të mëparshëm.

Numri i klientëve janë gjithashtu vetëm 10% i atyre të një viti më parë ndërsa jeta po kthehet në normale në qytet.

Gjithsesi, ka të tillë që kanë kritikuar një veprim të tillë, shkruan më tej Mirror, duke përmendur kryeministrin australian Scott Morrison.

Ai i tha Nine Network TV: “Ne duhet ta mbrojmë botën kundër burimeve të mundshme të shpërthimit të këtyre llojeve të viruseve. Ndodhi shumë herë”.

“Jam plotësisht në mëdyshje nga ky vendim”.

Sidoqoftë, Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se është në rregull që tregjet të rihapen.

Në një deklaratë organizata tha se “tregjet e lagura dhe tregjet e tjera të ushqimit nuk kanë nevojë të mbyllen”, shkruan më tej Mirror. 

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img