E martë, 30 Prill, 2024
spot_img

“Mëshira” drithëruese e Mikelanxhelo Buonarrotit

- Advertisement -spot_img

Ajo është magjepsëse. Çdo nerv i këtij jetësimi të përshkon si një riardhje për të të ftuar në një rijetim që të përtërin, në një gjunjëzim që të lartëson në qiejt e meritimit të kësaj sakrifice.

I gjendur para saj mund ta rijetosh dhimbjen e një nëne, të hyjshmen e një flijimi për mëkatet tona, të ndritshmin çast të sprovës së dhimbjes, të ofertës së krijuesit, të çdo afrije tonën me atë që na pjesëmerr në aktin e ekzistimit të mbushur me dritë, me besim dhe me nevojën për të qenë të bindur në atë që u flijua për të shëlbyer shpirtrat tanë.

Trupat tonë e përcjellin këtë çast me një peshë të rëndë detyrese dhe përkushtimi.

Dhe ja ku gjendemi te “Mëshira” (1498-1499). Ajo është një kryevepër e Mikelanxhelo Buonarroti, e vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Kjo është sprova zanafillore e kësaj tematike që do të pasohet në të pastajmen me të tjera shpërthime kushtruese të mjeshtrit.

Asokohe statuja u bë për funeralin e një kardinali francez, por u zhvendos në vendndodhjen e tij aktuale, në shekullin e XVIII.

Kjo punë shumë e famshme e artistit përshkruan trupin e Jezusit në prehërin e Marisë, pas kryqëzimit.

Përveç mishërimit të themeltë biblik, “Mëshira” është një krijim i rëndësishëm, pasi balancon idealet e bukurisë klasike të rilindjes me natyralizmin.

Struktura është piramidale, dhe kulmi përkon me kokën përgjysëm praruar të hyjlinëses Mari. Statuja zgjerohet progresivisht tek veshja e Marisë, në bazë, tek shkëmbi i Golgotës. Pamja është gati në një proporcion të saktë, duke e ditur sa e madhe është vështirësia e gdhendjes së një mashkulli plotësisht të rritur, i shtrirë me gjatësi të plote në prehrin e një gruaje.

Pjesa më e madhe e trupit të Marisë është fshehur nga veshja e saj monumentale, kështu që marrëdhëniet e figurave duket krejt e natyrshme. Interpretimi i Michelagelos per “Mëshirën” ishte shumë i ndryshëm nga ai i bashkëkohësve.

Ai gdhëndi një Mari të bukur dhe të re, në vend të Marisë të kredhur në mundime e në moshë të 50-tave, mosha reale. Shenjat e kryqëzimit janë davaritur qëllimshëm duke mëtuar si trajtim shprehës disa vrima të vogla gozhdësh dhe një plagë në një anë, të Jezusit.

Fytyra e Krishtit nuk tregon shenja të vuajtjeve dhe torturave. Michelangelo nuk donte që versioni i tij i “Mëshirës” të përfaqësonte vdekjen. Simbolika e kumtuar kësisoj është krejtçfarë Mikelanxhelo kungoi përgjatë kalvarit të shugurimit të të shenjtërisë tokësore në art.

Mikelangjelo e realizon këtë skulpturë midis viteve 1498 – 1499. Puna është e lartë 174 cm, e gjerë 195 cm dhe e thellë 69 cm.

Dinamizmi dhe butësia e linjave, paraqitja plastike e formës trupore dhe përthyerja e rrobës që e hyjnizon solemnitetin, bëjnë që kjo skulpturë të jetë një nga kryeveprat e autorit, një magji që na kalamend.

Ka një debat që vazhdon edhe sot mbi këtë skulpturë, që i përket kontradiktës midis nënës shumë të re dhe Jezusit në moshën 33-vjeçare, moshë që kishte kur Ai u kryqëzua.

Shumë kritikë janë të mendimit se hyjëlindësja Mari, përfaqëson të renë e virgjër, simbolin ku kjo mbetet përjetësisht e re, ashtu siç ishte në përfytyrimin e Jezu Krishtit, ashtu siç është dhe duhet të mbetet një grua që është e zgjedhur të mbarset nga fryma e shenjtë, një grua që sjell në tokë vullnetin e shenjtë të krijuesit, një grua që ka hirin e hyut në gjithçka të sajën, ka përjetësinë.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img