E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_img

Rock Grupi Telex u dekoruan nga presidentja e Kosovës

- Advertisement -spot_img

“Telexi” është ndër grupet më të njohura të viteve ’80. Fama dhe ndikimi i tyre ka qenë i madh dhe akoma kanë gjithandej adhuruesit dhe grupet të cilat janë ndikuar nga muzika e tyre ose janë përpjekur t’i rikëndojnë perlat e tyre këngëtarë të ndryshëm. Dekorata e ndarë për këtë grup në Kosovë nga presidentja Vjosa Osmani, tregon se grupi akoma dëgjohet dhe nuk është harruar, njofton Portalb.mk

karrikaturë e viteve '80 e marrë nga profili në ''facebook ''i grupit
Karrikaturë e viteve ’80 e marrë nga profili në ”facebook ”i grupit.

Ishte një kohë e artë e rokut në vitet ’70, ’80, e sidomos e rokut shqip që numëron me dhjetëra ansamble nga çdo qytet. Shumica e grupacioneve janë shpërbërë dhe një pjesë e anëtarëve jetojnë në diasporë. Dikur kur muzika dëgjohej më shumë në radio, kjo pasi klipi jo vetëm që kushtonte para po ishte edhe mungesa e informacionit si si bëhej një i tillë, mungesë e regjisorëve, aktorëve. Por, një e dimë, muzika e mirë mbahet mend. Ashtu siç mbahet mend dhe kontributi i Avi Teleksit nga Shkupi për të cilët presidentja e Kosovës Vjosa ndau një dekoratë në shenjë mirënjohjeje për ndikimin që patën në formimin e brezave me muzikën e tyre të guximshme për kohën që edhe përcillnin mesazhe të fuqishme patriotike.

Hermetizmi i cili ishte i pranishëm në Kosovë dhe Maqedoni në kohën e ish-Jugosllavisë, bëri që ky grup ta përdor atë edhe në këngë. Duke bërë këngë të cilat tingëllonin si për dashuri, ndërsa ishin këngë patriotike. Kështu, njëri nga pjesëtaret e grupit në një intervistë të hershme ka thënë se kënga e tyre hit “Vetëm për ty” ka qenë këngë për flamurin dhe jo për dashurinë siç gjithë e dine.

Dekoratën e ndarë nga presidentja Vjosa Osmani e pranuan tre nga anëtarët e grupit, Ismet Shaini, Enver Bunjaku dhe Shpend Ahmeti, pasi vokalisti jeton në mërgim.

Pjesë e këtij grupi kanë qenë edhe Ylli Ismaili – instrumente me klavijaturë, Sejat Jakupi – solist, kitarë elektrike dhe kompozitor, Idaver Xhemaili – daulle dhe perkusion, më vonë grupit i bashkangjitet edhe Bekim Ajdini në bas kitarë dhe instrumente me klaviaturë.

Njëri nga pjesëtarët e grupit lidhur me dekoratën e ndarë shprehet:”Nder dhe kënaqësi e veçantë që grupi “TELEX” dekorohet për kontributin në rok muzikën e viteve 80- ta nga presidentja e Kosovës Dardane, zonja e nderuar VjosaOsmani – faleminderit stafit për mikpritjen e ngrohtë. P.S. në pamundësi të ishte prezent edhe vokalisti i grupit Sejati i cili jeton  në Gjermani”

Grupi ''Telex''
Grupi ”Telex”

Po kush janë “Telexat”?

AVI Telexi përbëhej nga disa të rinj entuziastë të Gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup të cilët në vititn 1981 vendosën të lënë shenja të përjetshme në zhanrin rok.

“Nuk ishte fama apo egoja e anëtarëve të grupit që ndikuan në shpërbërjen e “TELEX” por mungesa e mjeteve financiare, kohërat e këqija politike dhe kushtet e rënda ekonomike. Më 1986 “TELEX” lëshoi perdet dhe grupi u shpërbë”. Shkruan kështu Ismet Shaini.

Të njohura ishin këngët e kasetës së tyre “Ta gjen mami një sheik” e cila edhe si këngë qe shumë e njohur me klipin e incizuar te Teatri Shqiptar i Shkupit, sigurisht në njërën nga skenografitë. Këngët tjera, hite të pavdekshme: Do të jetë më mirë,  Vetmia S’është për ty, Dhoma 121 , You Are Burning, Çdo gjë vjen me vonesë, Vetëm për ty, Me merr, me ndihmo,  Ç’të bëj me ty,  Fqinja e shokut tim, Qeshu,  Ndoshta një ditë. etj.

Ishin pjesë e paraqitjeve fillestare të SHKA “Ibe Palikuqi” nga Shkup. “Teleksi” mori pjesë në shumë festivale e rok manifestime, gazetat më të njohura të rokut i kanë përmendur. Kanë realizuar mjaft intervista dhe mbi të gjitha kanë pasur shumë adhurues dhe i kanë edhe sot e kësaj dite. Kanë marrë shumë mirënjohje e falënderime nga njerëz, institucione, festivale, por ja edhe një mirënjohje e denjë shtetërore nga Kosova ku pati bujën e madhe ky grup dhe ende sot e kësaj dite risillen këngët e këtij grupi nga artistë të ndryshëm.

Në vitin 1981 e 1982 incizuan këngët e para në studion e re të Radiotelevizionit të Shkupit.

Në vitin 1982 dhe 1983 në valët e Radio Prishtinës u zgjodhën grupi i vitit.

Në vitin 1983 një këngë e shkruar nga Telexi për grupin Bijelo Dugme u bë hit i madh në Jugosllavi dhe me paraqitjen e tyre në koncertet e përbashkëta fituan respektin e merituar edhe në skenën jugosllave.

Në vitit 1984 fituan Mikrofonin e artë të RTP-së.

Në vitin 1985 u editua kaseta e parë në produksion të RTP-së e cila u shit në një tirazh mjaft të madh që në atë kohë ishte i paarritshëm për shumë artistë. Pasuan koncerte të shumta në Kosovë, Maqedoni dhe diasporë. Për më shumë se tridhjetë vite, të arriturat dhe vlerat artistike të Telexit kanë qenë inspirim dhe motivim i shumë artistëve.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img