E premte, 26 Prill, 2024
spot_img

I burgosuri arratiset nga Burgu i Bënçës, pamjet kur i iku policisë nga duart.

- Advertisement -spot_img

I dënuari E.S., që po vuante dënimin në Burgun Bënçës ne Tepelenë, ka tentuar ditën e sotme të arratiset.

Ndërkohë në media kanë dalë pamjet nga burgu i Bënçës pak momente pas arratisjes së të dënuarit me inicialet E.S.

Në video duken policët duke kërkuar për të.

Drejtoria e Burgjeve njoftoi se i dënuari, po shoqërohej nga policët për në qeli pas përfundimit të seancës gjyqësore dhe se gjatë kontrollit trupor, u ka ikur punonjësve nga duart dhe ka vrapuar rreth 200 metra, duke kaluar edhe rrethimin perimetrik.

“Falë reagimit të menjëhershëm të punonjësve të grupit të sigurisë së IEVP-së Tepelenë, të cilët u vunë në ndjekje direkte, i burgosuri u kap brenda pak minutave duke e kthyer sërish në qeli”, tha drejtoria e Burgjeve, transmetojnë mediat në Shqipëri.

Lidhur me ngjarjen janë njoftuar Policia e Shtetit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe janë duke vazhduar hetimet për rrethanat e ngjarjes, shkaqet, përgjegjësitë konkrete të punonjësve.

Shtetasi E.S,  ka pasur masën e sigurisë “arrest me burg” që nga data 25.09.2019, i dyshuar për veprën penale vrasje të mbetur në tentativë dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur hetimet e menjëhershme për të vlerësuar, analizuar dhe hetuar ngjarjen.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img