Tërmeti në Izmir, rritet në 51 numri i viktimave

Sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit për Shëndetin dhe Fatkeqësitë (SAKOM) deri tani nga tërmeti kanë humbur jetën 51 qytetarë, njëri për shkak të mbytjes.

Nga 896 të plagosurit 214 të tjerë vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor.

Ndërkaq vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në 8 godina në nënprefekturën Bayrakli, më e prekura nga tërmeti i 30 tetorit.

Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) kishte bërë të ditur se tërmeti me madhësi 6,6 ballë sipas shkallës Rihter ishte regjistruar në orën 14.51 me kohën lokale detin Egje, 17 km larg brigjeve të qytezës Seferihisar të Izmirit.

Gjithashtu ishte bërë e ditur se epiqendra e tërmetit kishte qenë në thellësinë 16,54 km.