Qeveria shkurton orën policore

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi për lehtësime të lëvizjes së qytetarëve bazuar në rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse. Kështu ora policore nga e hëna në të premte do të jetë prej orës 19:00 – 05:00, e shtunë ora policore fillon prej orës 15:00 – 05:00, e diel – 24 orë policore. (Përjashtime për personat e moshuar si dhe për personat deri në 18 vjeç). Vendimi hyn në fuqi nga e nesër, e enjte, 23.04.2020.

Komunikata e Qeverisë:

– Lëvizja e popullatës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të jetë e kufizuar nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit nga e hëna deri të premten.
– Gjatë vikendeve lëvizja e qyterarëve do të kufizohet nga ora 15:00 ditën e shtunë deri në orën 5:00 të mëngjesit të ditës së hënë.

– Lëvizja e qytetarëve të moshës mbi 67 vjet nga e hëna deri të premten, në periudhën kohore prej orës 12:00 deri në orën 5:00 të ditës së ardhshme do të jetë e kufizuar!
– Gjatë vikendeve nga ora 11:00 ditën e shtunë deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.

– Të rinjët deri në moshën 18 vjet, nga e Hëna deri të Premten, në periudhën kohore 19:00 deri 13:00 të ditës së ardhshme nuk do të mundë të lëvizin.
– Gjatë vikendeve ndalohet lëvizja ditën e shtunë nga ora 05:00 deri ora 13:00 dhe nga ora 15:00 deri ora 05:00 ditën e hënë.

– Ndalohet lëvizja e automjeteve të transportit publik në territorin e Republikës se Maqedonisë së Veriut, nga ora 19:00 deri 05:00 të ditën e nesërme.
Vendimet hynë në fuqi nga data 23.04.2020