IDRIZI: Katër vitet e Dufllës sikur katër stinët e Vivaldit

Kryetari i ansamblit DUFLLA z.Ylber Idrizi me rastin e 4 vjetorit të themelimit të ansamblit, ka postuar disa fotografi nga themelimi të bashkëngjitur edhe një tekst ku ndër tjerash ai këto katër vitë të funksionimi të ansamblit i krahason me veprën madheshtore të kompozitorit italian Antonio Vivaldi, katër stinët.

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë:

Katër stinë në katër vite sikur vepra e Vivaldit para 300 viteve.
Pranverë – 22 Prill 2016 aty ku filloi gjithçka në një emër autentik – DUFLLA.
Në ditën botërore të planetit Tokë nisi gjithçka. Dita kur kënga e nisur nga shekulli i kaluar vuri themelet e saja të institucionalizimit për tu bërë një mbeldhës, ruajtës dhe përpunues i thesarit tonë të begatshëm burimor.
Është dita kur vula e këngës dhe valles burimore nën flatrat e Shoqatës Kulturore gërshetuar me burimin e Zotit që ja fali fshatit tonë të bukur, rumbullakësuan logon tre-ngjyrëshe (e kuqe, e verdhë, e kaltër) simbolin e SHKA DUFLLA.
E KUQE – është ngjyrë gjaku, dashurie dhe temperamente e cila zgjon ndjenja tepër intensive dhe disponim.
E VERDHË – është ngjyra e diellit, e shkëlqimit dhe e kthjelltësisë.
E KALTËR – është ngjyra e qiellit dhe e shpirtit, e mendimeve që shpreh sinqeritetin dhe aftësinë kreative.
Gjith këto ngjyra tregojnë këmbënguljen, dashurinë, ndjenjat intenzive, aftësinë kreative që duhet të posedojnë të gjithë anëtarët që do të bëhen pjesë e familjes së madhe DUFLLA.
Pas këtij institucioni u radhitën mosha të ndryshme nga më të vegjëlit deri te më të moshuarit ku përveç vallëtarë e vallëtare, rapsod dhe instrumentalist ju bashkuan familjes sonë edhe hulumtues të folklorit e historian, albanolog e koreograf, muzikolog e profesor të sferave të ndryshme.
Gjatë kësaj periudhe ju përkushtuam burimit dhe jo turneve, zbulimit dhe jo reklamës, hulumtimit dhe jo muhabeteve.
Krijuam këngë autoktone, këngë e valle burimore që pasuruan arhivin e shoqatës sonë dhe të kulturës mbarëkombëtare.
Krijuam Festival të vetëm të folklorit burimor me përmasa ndërkombëtare me kuptimin e plotë të fjalës dhe njëkohësisht anëtare e Lidhjes së Festivaleve Folklorike Europjane e cila është pjesë e UNESCO.
Festival i cili mban emrin e vetëm unik në botë të njejtin emër me ansamblin DUFLLA.
Askush nga ne nuk e imagjinoi që përpjekja të tejkalonte edhe ëndrrat tona më të egra – ne do të krijonim një festival të nivelit europian, i cili çdo vit rritet në shkallë dhe rëndësi, një festival që frymëzon, lartëson dhe fisnikëron frymën artistike. Ngjarja jonë arriti të këtë qëllim, i cili lidhi mijëra zemra në ritmin e muzikës popullore dhe tregoi se nuk ka kufij për miqësinë dhe filantropinë.
Të vazhdojmë me vepra të tjera për një krijimtari të re historike.
Urime 4 vjetorin DUFLLA ime e bekuar.

YLBER IDRIZI
Kryetar i Ansamblit dhe i Festivalit DUFLLA