E martë, 23 Prill, 2024
spot_img

Nga 1 Shtatori nuk do të lejohet hyrja në Maqedoninë e Veriut pa vaksinë

- Advertisement -spot_img

Me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Qeveria ka miratuar masat e reja anti-Covid. Nga 1 Shtatori, qytetarët e vendit dhe të huaj, do të mund të hyjnë në Maqedoninë e Veriut nëpër vendkalimet kufitare vetëm me vërtetim për vaksinën ose vërtetim se e kanë kaluar Covid-in në 45 ditët e fundit ose me test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë.

Për shtetasit e RMV-së, të cilët pas 1 Shtatorit do të kthehen në vend, kurse nuk do të posedojnë njërën nga këto vërtetime, do t`u përcaktohet karantina 7-ditëshe në izolim shtëpiak. Të huajt do të mund të tranzitojnë në vendin tonë, por vetëm në afat prej 5 orëve, me deklaratë të nënshkruar paraprakisht.

Në mbledhjen e fundit Qeveria e RMV-së ka miratuar edhe masat për objektet hotelerike, bastoret, kazinotë dhe ngjarjet në ambiente të hapura, ku nevojitet vërtetimi për vaksinën ose se e keni kaluar Covidin. Ky vendim ka hyrë në fuqi më 18 Gusht.

Këto masa do të vlejnë edhe për pjesët e mbyllura të Qendrave Tregtare. Shërbimi i rendit është i domosdoshëm gjithkund ku do të ketë mbi 30 mysafirë. Mbetet ndalesa për dasma dhe ahengje në ambiente të mbyllura, por lejohen ngjarjet tjera me 30% të kapacitetit me vërtetimet e nevojshme.

Në seancën e fundit Qeveria ka miratuar edhe protokollin për masa preventive për zbatimin e Regjistrimit, si dhe për mësimin me prezencë fizike nëpër të gjitha shkollat.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img