E premte, 29 Mars, 2024
spot_img

ZAEV: Regjistrimi i popullsisë nuk do të anulohet (VIDEO)

- Advertisement -spot_img

Kryeministri Zoran Zaev, thotë se nuk guxojnë as të mendojnë për shtyerjen e regjistrimit të popullsisë. Sipas tij çështja e regjistrimit është obligim që duhet të realizohet, andaj edhe apeloi deri tek të gjithë qytetarët që të paraqiten edhe në konkursin për regjistrues.

Zoran Zaev, kryeministër

“Sa i përket çështjes së regjistrimit, ne veçmë jemi marrë vesh, me kërkesë të partisë më të madhe opozitare ne e anuluam për një kohë dhe arritëm marrëveshje që ai të filloj të zbatohet nga 5 deri më 30 shtator. Këtyre ditëve po bëhen përpjekje shtesë që të mund qytetarët të regjistrohen. Apeloj deri tek qytetarët që të paraqiten për regjistrues sepse të ardhurat janë nga 25 mijë deri në 40 mijë denarë për këto 25 ditë pune, posaçërisht në komunat ku ka deficit, të paraqiten që të mund të rrumbullakohen me kohë të gjitha numrat. Unë besoj se do të kemi numrin e mjaftueshëm të regjistruesve”.

Ditë më parë edhe drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Apostol Simovski, tha se opsioni për shtyrjen e sërishme të regjistrimit, i cili për shkak të pandemisë nuk u mbajt në prill,  nuk ekziston. Enti shtetëror sipas tij po përfundonte përgatitjet dhe nuk merr parasysh shtyrjen e operacionit statistikor. Nëse merret vendim që përsëri të prenotohet data e regjistrimit, atëherë sipas Simovskit ai vendim do të jetë politik,

Ndryshe,filimisht zbatimi i këtij procesi të rëndësishëm pritej të bëhej në prilli i këtij viti. Megjithatë, përmes pazareve politike, Zaev dhe Mickoski, pa konsultim edhe të partive shqiptare opozitare, vendosën që ta shtyjnë regjistrimin dhe të zhvillohet nga 5 deri më 30 shtator.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img