E martë, 16 Prill, 2024
spot_img

MATOSHI: Ndërtimi i korridorit 8 nga Bechtel Enka, lajm i mirë për ekonominë dhe shqiptarët

- Advertisement -spot_img

Ruzhdi Matoshi

Në Republikën e Kosovës komapnia Bechtel Enka ndërtoi dy autostrada nacionale të cilat sot po i gëzojnë qytetarët në Kosovë dhe po i japin zhvillim dhe rritje ekonomike vendit.
Lajm shumë i mirë edhe për Maqdoninë e Veriut se kompania Bechtel Enka do të realizojë korridorin 8 dhe do të jetë pjesë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik në Maqedoninë e Veriut pasi si kompani është me veprimtari multidimensionale dhe e specilaizuar në shumë fusha si: Infrastrukurë rrugore, Ingjineringun nuklear, menaxhim mjedisi, miniera dhe përpunim të metaleve. E themeluar në vitin 1898 dhe ka përfunduar më shumë se 25 mijë projekte në 160 vende të botës.

Maqedonia e Veriut ka nevojë për Bechktelin se perfitimet do të jenë multiplikative në shumë dimensione.
Firmat vendore të cilat do të kenë qasje në punë me Bechtel Enken do të përfitojnë nga menaxhimi dhe planifikimi i punës dhe projekteve dhe në prespektivë do të jenë më të afta të veprojnë në punën e tyre.
Qasja e Bechktel Enkas ne vendin tonë do të rrisë shkëmbimet tregtare ku do të rezultojë me rritje të GJDP në Maqedoninë e Veriut.

Ndërtimi i korridorit 8 është dmth për zhvillimin e pjesës perendimore te vendit dhe do te lidhë perendimin me lindjen, Portin e Durresit me Detin e zi nga kjo përfituese në ekonomi dhe zhvillim padyshim do te jetë edhe Maqedonia e Veriut ku pjesa më e madhe do të kalojë në zonat shqiptaret të Maqedonisë së Veriut.

Operimi i Bechtel Enka në Republikën e Kosoves nuk kaloj pa polemika e akuza, ishin të pabaza dhe sot askush nuk merret me ata akuza ndoshta kanë qenë të shtyra nga Kina dhe Rusia për ta pengu investimin ameriakn në Ballkanin perendimor. Edhe këtu në Maqedoninë e Veriut do të ketë ljame te rreme të punuara nga ruset e kinezet të cilëve nuk do të ju vjen mirë për shkak të krijimit të avantazheve ekonomike të Amerikës në Ballkanin perendimor, por poltikat prokineze dhe ruse kanë ngelë të pakta dhe skanë fuqi të minojnë memoranmdumet e bashkpunimit të Bechtellit me qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,250AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,250AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img