E martë, 15 Tetor, 2024
spot_img

Mariciq: Me uljen e taksave në gjyqësor, drejtësia do të arrij tek çdo qytetarë

- Advertisement -spot_img

Ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq njoftoi sot për hyrjen në fuqi të propozim ndryshimeve të ligjit për taksat në gjyqësor. Sipas tij këto taksa do të ulen dukshëm dhe do të mundësojnë që drejtësia të arrij tek çdo qytetarë.

“Sot në fuqi hyn Ligji për plotësimin dhe ndryshimin e taksës gjyqësor përmes të cilave ndryshime qytetarët përfitojnë shumë nga ulja e harxhimeve që kanë nëpër gjykata. Ishim të vetëdijshëm se ato harxhime ishin të larta për njerëzit të cilët kishin nevojë për drejtësi, për për shkak të këtyre taksave të larta shpeshherë hiqnin dorë që drejtësinë ta kërkojnë në gjykatë”, tha Bojan Mariçiq, ministër i drejtësisë.

Kjo sipas ministrit Mariçiq tani pritet të ndryshohet sepse siç u shpreh ai “drejtësia tani është e kapshme për të gjithë”. Mariçiq më tej nënvizoi se në rast se në të kaluarën taksa gjyqësore ka kushtuar 48 mijë denarë, tani e njëjta do të kushtoj vetëm 6 mijë denarë.

“Të nderuar qytetarë, taksat në gjyqësor prej sot janë ulur dukshëm, në rast se në të kaluarën ato kanë mund të kushtojnë deri në 48 mijë denarë, tani nuk do të paguani më shumë se 6 mijë denarë”, tha Mariciq.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img