Arbër Ademi: BDI garantuese dhe mbrojtëse e Marrëveshjes së Ohrit, Prespës dhe me Bullgarinë

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi sot ka deklaruar para mediumeve se RMV përbën një rrëfim të suksesshëm autentik evropian nëpërmjet arritjes së 3 Marrëveshjeve, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë dhe se BDI si garantuese dhe mbrojtëse e këtyre marrëveshjeve, mendon dhe angazhohet për implementim konsekuent të të njejtave

“Të nderuar gazetarë, më lejoni që në cilësinë e kryetarin të Komisionit për Çështje Evropiane dhe si përfaqësues i BDI-së të shprehë edhe qëndrimin tonë si parti politike lidhur me çështjen e cila sot ishte në rend dite në kuadër të Komisionit për politik të jashtme.

Pra, RMV përbën një rrëfim të suksesshëm autentik evropian nëpërmjet arritjes së 3 Marrëveshjeve, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë.

BDI si garantuese dhe mbrojtëse e këtyre marrëveshjeve, mendon dhe angazhohet për implementim konsekuent të të njejtave, e në këtë rast duhet respektohet edhe e drejta për përcaktim të të gjithë qytetarëve dhe bashkësive etnike në vend, për vet identifikim dhe për kultivim të karakteristikave të identitetit” ka deklaruar Arbër Ademi.

Artikulli paraprak641 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse
Artikulli tjetërMariciq: Me uljen e taksave në gjyqësor, drejtësia do të arrij tek çdo qytetarë