Bideni paralajmëron veprimin e parë nëse fiton: Do ta bëjmë për 77 ditë!

Ish-nënkryetari amerikan dhe kandidati demokrat në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, Joe Biden, nuk e ka shpallur ende fitore në zgjedhje, por nga disa prej deklaratave dhe postimeve të tij në Tëitter, mund të konkludohet se ai po përgatitet seriozisht për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë.

Kështu, Bideni njoftoi mbrëmë veprimin e tij të parë potencialisht të madh nëse ai bëhet president. Siç shkroi ai në profilin e tij në Twitter, dje ishte dita kur Shtetet e Bashkuara lanë zyrtarisht Marrëveshjen e Parisit për klimën, e cila ka hyrë në fuqi në fund të vitit 2016. Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama ka nënshkruar marrëveshjen në emër të ShBA-së, por Trumpi më vonë ta tërheqë Amerikën nga ajo.

Nga ana tjetër, Biden njoftoi një kthesë të re.
Sot, administrata Trump u largua zyrtarisht nga Marrëveshja e klimës e Parisit. Dhe saktësisht për 77 ditë, administrata e Bidenit do t’i bashkohet me të përsëri – ka shkruar Biden.

Marrëveshja e Parisit u nënshkrua nga 196 shtete, nga të cilat 189 e ratifikuan atë në shkurt të vitit 2020. Marrëveshja obligon vendet që të aderojnë në uljen e emetimeve të gazeve serrë. Më konkretisht, një nga qëllimet kryesore të marrëveshjes është që të kufizojë ngrohjen globale në nën 2 ° C dhe të kërkojë ta kufizojë atë në 1.5 ° C për të shmangur pasojat katastrofike të ndryshimit të klimës.