Manchester Unitedi thuhet se ka filluar bisedimet me Napolin për të transferuar në këtë verë Giovanni Di Lorenzo.
Ole Gunnar Solskjaer thuhet se do të largojë një numër të madh të lojtarëve, derisa mbrojtësi është në listën e tij.
Norvegjezi e pëlqen shumë lojën e Di Lorenzos dhe ka kërkuar nga bordi i Djajve të Kuq që të transferojnë atë në afatin kalimtar veror.
Calcio Npoli 24 raporton se bisedimet mes të dyja klubeve dhe agjentit të lojtarit kanë filluar, derisa napolitanët i duan 50 milionë euro për kartonin e tij.
Aurelio de Laurentiis nuk do të heq dorë aq lehtë nga mbrojtësi, derisa United nuk ka ofruar më shumë se 35 milionë.
26-vjeçari mund të luajë si mbrojtës qendror dhe në krahun e djathtë, gjersa në këtë edicion ka treguar formë të lartë te Napoli.
Italiani pritet të jetë zgjedhja e parë e Solskjaer në formacion dhe kjo mund të bind atë që të kalojë në Old Trafford.