E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_img

Thaçi: Veprimet e mija do të jenë në përputhje me Kushtetutën

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Pas takimeve, presidenti në një konferencë për media tha se takimet do t’i vazhdojë edhe nesër me liderët e partive tjera politike, transmeton Telegrafi.

“Pavarësisht vështirësive që kemi nga coronavirusi, jeta institucionale në Kosovë vazhdon dhe natyrisht funksionimi i demokracisë. Sot kam takuar kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës jam i detyruar duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit, për të filluar konsultat me liderët e partive në vend për hapat e mëtutjeshëm të funksionimit e institucioneve të Kosovës apo themelimin e institucioneve reja, Qeverisë së re.
Takimet po mbahen në mënyrë që të krijojë një bazë të opinioneve apo të formësoj  veprimet e mëtutjeshme që duhet t’i ndërmarrë si president pas shkarkimit të Qeverisë”, tha Thaçi para mediave, përcjell Telegrafi.

Presidenti pohoi se të gjitha veprimet e mëtutjeshme që do t’i ndërmarrë pas konsultimeve me liderët e partive do të jenë transparente në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

“Do të jetë proces ligjor. Nesër do të vazhdojë me takime të tjera me liderët e partive tjera”, u shpreh ai.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img