E premte, 29 Mars, 2024
spot_img

Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, mund të fusë vendin në krizë

- Advertisement -spot_img

Vendi mund “të zhytet” në një krizë institucionale në mungesë të një presidenti konsensual. Kjo pasi partitë politike nuk janë të gatshme për bashkëpunim, vlerësojnë analistët politikë në Kosovë.

Mirëpo, sipas Jeta Krasniqit nga Instituti Demokratik i Kosovës, partitë politike duhet ta bëjnë kuorumin që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente e vendit.

“Partitë politike në fakt duhet të qëndrojnë në Kuvend dhe të bëjnë kuorumin në mënyrë që të zgjidhen të gjitha institucionet. Vendi ynë nuk e ka luksin që të shkojë në zgjedhje të reja veç më ishim dhe ishim në zgjedhje paraprake vetëm një vit më para. Kosovës i duhet qëndrueshmëri i duhen institucione stabile dhe qytetarëve i duhet në fakt që të ketë një vazhdimësi”, ka thënë Krasniqi.

Ajo tutje ka shtuar se partitë politike kosovare po hezitojnë të ja bëjnë kuorumin njëra-tjetrës, andaj ekziston mundësia që të kemi një krizë institucionale e cila mund ta dërgojë vendin në zgjedhje të reja.

Edhe Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se është mirë që partitë politike të bien dakord për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

“Mendoj që zonja Osmani do të jetë presidente dhe besoj se kjo është e mirë për Kosovën pasi nuk do të kemi arsyetime edhe nga LVV-ja se patëm problem me funksionimin e koalicionit. Pushtetin le ta merr, le ta qeverisë Kosovën dhe ta shohim si do të zhvillohen proceset tjera”, është shprehur ai për EO.

Ndërsa, menaxheri i programeve në Demokraci Plus, Albert Krasniqi ka thënë se është momenti që partitë politike të zgjedhin një president konsesual.

“Është në interes të Lëvizjes Vetëvendosje që të formojë sa më parë qeverinë dhe kështu të zbatojë programin e saj Qeverisës dhe për partitë tjera opozitare për të cilat po supozojmë që do të mbesin nuk është momentum i përshtatshëm për zgjedhje, kështu që besoj që të gjitha palët do të duhej të uleshin dhe të kemi një president, i cili do të përfaqësojë të gjithë pra nuk do të ishte një president që vjen vetëm nga një subjekt politik”, ka pohuar Krasniqi.

Sipas tij, presidenti do të duhej të ishte propozim që vjen prej opozitës për shkak se kështu do të mund të balancohej pushteti.

“Një kryeministër që ka kontroll edhe kryetarin e Kuvendit edhe shumicën parlamentare, por edhe mbi presidentin do të mund të mos kishte balancim të mirë të pushteteve. Kështu që nëse presidenti do të jetë prej një propozimi të opozitës atëherë edhe balancimi do të ishte më i mirë”, ka përfunduar Krasniqi.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img