Zaharieva: Për momentin nuk jemi në gjendje që t’i themi “po” Shkupit

“Bullgaria mbështet plotësisht vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së, por mbështetja për Maqedoninë e Veriut nuk ka qenë kurrë e pakushtëzuar”, theksoi sot ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva për BTV.

“Në këtë fazë nuk ka asnjë mënyrë për t’i thënë “po” Shkupit. Për momentin, Bullgaria nuk është në gjendje të miratojë kornizën e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE. Ka një marrëveshje për fqinjësi të mirë, e cila u nënshkrua në vitin 2017, por që nuk respektohet”, tha Zaharieva.

“Kemi një histori të përgjithshme me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shkupi nënshkroi marrëveshjen, por po përpiqen të ik prej marrëveshjes. Me shtete si Greqia deh Turqia kemi një histori të ndarë, për dallim nga Maqedonia”, tha Zaharieva.

Kryediplomatja bullgare fajëson plotësisht Maqedoninë dhe thekson se marrëveshja e nënshkruar nga të dy palët mund të zbatohet nëse ka vullnet të mirë.

“Për fat të keq, kemi dëgjuar shumë deklarata në anën tjetër të kufirit. Palët negociuese duhet të punojnë, ne ende nuk kemi arritur marrëveshje për të gjitha çështjet, që të themi “po”, tha Zaharieva.

Artikulli paraprakMPB: Sanksionohen 380 vozitës në Shkup
Artikulli tjetër641 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse