E premte, 29 Mars, 2024
spot_img

Sot u bë varimi i Naser Krosit, nipi i Mulla Xhemshid Krosit

- Advertisement -spot_img

Sot pas namazit të drekës me dhimbje dhe pikëllim e përcollëm për në banesën e fundit Naser Krosin, nipin e Mulla Xhemshid Krosi – atëdhetar, fetar dhe arsimtari i parë në rajonin e Shkupit.
Familja Krosi ishte vatër e dijes, themel i shkronjave të arta, arsimit, kulturës e fesë, ishte shëmbëlltyrë e udhëheqjes shoqërore dhe institucionale si dhe model kombëtar i rezistencës së regjimit sllav.
Naser Krosi duke ndjekur rrugën e paraardhësve të tij, ai nuk hezitoi të kontribuojë për fshatin e tij, në arsim, kulturë, sport dhe për shoqërinë në përgjithësi.
Me themelimin e Shoqërisë Kulturore Artistike DUFLLA ai nuk i’u nda asnjëherë aktiviteteve kulturore që prezantonte kjo shoqëri në vend, rajon dhe mbarë botën në përgjithësi.
Naser Krosi si një ndër përkrahësit më të vjetër të kësaj Shoqërie, ishte me Ne deri në momentin e fundit të jetës së tij i cili në projektin e parafundit ishte nikoqir i sofrës tradicionale që u realizua buzë lumit Vardar afër Dufllës së Naserit ku edhe ushtronte detyrën si mbikqyrës por me caktimin e Zotit kjo ishte edhe dita e tij e fundit në detyrë që fatkeqësisht nuk e gëzoi as një ditë pensionin.
Edhe si dashamirë i sportit ai e ndoqi nga afër Turneun Tradicional në Futboll të Vogël i cili ishte edhe projekt i fundit i Javës Kulturore në Rashçe që organizoi SHKA DUFLLA, mirëpo nuk e gëzoi mundësinë e ndarjes së çmimeve fituesve të turneut.
Naser Krosi u nda sot fizikisht nga ne, mirëpo ai do të ngelet gjithmonë në kujtimet tona si një person i veçantë që ishtë pranë neve në ditë të mira dhe të vështira.
Në emër të gjithë anëtarëve të SHKA DUFLLA u shprehim ngushëllime familjes së afër të të ndjerit Naser Krosi, djemve Naimit, Bujarit dhe Burimit, vëllezërve z.Refik Krosi – anëtar i kryesisë së SHKA DUFLLA, Xhelalit dhe Hajrizit, si dhe mbarë familjes Krosi.
Pusho i qetë Naser

Me pikëllim të thellë
SHKA DUFLLA – Raçe

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img