E enjte, 25 Prill, 2024
spot_img

“Shpresoj të luajmë së bashku” – Rashford dëshiron që Sancho të kalojë te Unitedi.

- Advertisement -spot_img

Marcus Rashford ka thënë se ai do të pëlqente që të luante së bashku me Jadon Sanchon në sezonin e ri.

Sulmuesi i Manchester United duket se është në dijeni se ata po e kërkojnë transferimin e bashkëkombësit të tij nga Borussia Dortmundi.

Sancho është bërë një ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë, andaj Djajtë e Kuq duan që të mbyllin transferimin e tij në këtë verë.

“Do të ishte gjë e mirë nëse Sancho na bashkohet këtu”, ka thënë Rashford. ” Sancho është një lojtar i mrekullueshëm dhe është i një gjenerate të re”.

“Është kënaqësi të shohësh në lojtarin që është shndërruar. Shpresoj që të luajmë së bashku, do të ishte fantastike”.

“Ai është një lojtar që shënon dhe krijon raste për bashkëlojtarët, ka imagjinatën shumë të zhvilluar dhe ne na duhet një top lojtar”, ka shtuar më tej sulmuesi i Unitedit.

Në këtë sezon, Sancho ka arritur të shënojë 17 gola dhe ka bërë 19 asistime në 35 paraqitje në total për Dortmundin. 

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img