E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_img

Shkaku i sigurisë, Tesla do ta ri dizajnojë në tërësi modelin Cybetruck

- Advertisement -spot_img

Dukja kontroverse me të cilën është shfaqur Cybetruck deri më tani, do të ndryshohet në tërësi kur të del nga prodhimi

Makina e parë pickup nga Tesla, është dashur të jetë me dukje futuristike, sikur vjen nga ndonjë film dhe mund të thuhet se ky qëllim është arritur, transmeton Telegrafi.

Që kur u prezantua me këtë dukje kontroverse, ka ngjallur shumë debate në internet, derisa ka pasur shqetësime, se do të jetë i rrezikshëm për kalimtarët në rrugë. Por, tani të gjithë mund të qetësohen, sepse modeli Cybetruck do të ri dizajnohet në tërësi, shkaku i sigurisë.

Në krahasim me dukjen e tanishme, modeli i ri do të ketë përfundime shumë më të rrumbullakëta, duke u bërë një pickup shumë më i zakontë, derisa ngjanë shumë me Rivian R1T.

Grupet që merren me sigurinë në rrugë, tani mund të jenë edhe më të sigurt, sepse kjo makinë ka platformë shumë më të ulët, si dhe do t’i largohen pjesët shumë të thepisura.

Dyert i janë zëvendësuar me të reja, që janë shumë më të zakonta, derisa pjesa e përparme i ka mbetur po thuajse e njëjta dhe pritet që në këtë formë t’i kalojë testet e sigurisë.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,270AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img