E enjte, 28 Mars, 2024
spot_img

Shala: Katër nga nëntë personat e prekur me COVID-19 në Gjakovë, janë shëruar plotësisht.

- Advertisement -spot_img

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala ka thënë se deri më tani nga Komunën e Gjakovës janë të shëruar katër persona të prekur nga COVID-19.

Shala në RTV Dukagjini ka thënë se 2 nga të shëruarit janë staf i spitalit, ndërsa dy të shëruarit e tjerë janë pacienti i parë në Gjakovë dhe gruaja e tij.

“Personeli shëndetësorë i shëruar do të qëndrojnë të izoluar edhe 14 ditë pastaj do t’i bashkëngjiten spitalit për të vijuar punën”.

Ai tha se pesë të prekurit tjerë nga kjo komunë janë në gjendje stabile dhe po trajtohen sipas protokollit.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës thotë se asnjë qytetarë në këtë spital nuk është paraqitur me simptoma të coronavirusit.

“Në spital janë të shtruar rreth 60 persona me probleme tjera shëndetësore të cilat po trajtohen normalisht”.

Shala thotë se Kosova nuk është në nivelin e Suedisë për të mos e kufizuar lirinë e lëvizjes.

“Ne duhet t’iu përshtatemi rrethanave që ka shëndetësia e Kosovës. E vetmja mënyrë për të luftuar coronavirusin është izolimi. Nëse mbahet ky ritëm i pacientëve me coronavirus, ne e përballojmë normalisht. Në të kundërtën do të ketë vështirësi për shëndetësinë kosovare”, deklaroi ndër të tjera Hilmi Shala.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img