Serbia në Eurovizion, e përfaqëson këngëtarja nga Kosova!

Ka përfunduar gara edhe për Serbinë, për të zgjedhur këngën dhe artisten fituese që do të përfaqësojë vendin në Eurovizion, shkruan Bordo.al.

Pas një gare të fortë në festivalin “Beovizija 2019”, Nevena Božović arriti të mposhtë 11 konkurrentët e tjerë për të fituar kompeticionin dhe të drejtën për të përfaqësuar Serbinë në Festivalin e Këngës Eurovizion në Tel Aviv të Izraelit më këngën “Kruna”. Artistja 24-vjeçare do të performojë në gjysmëfinalen e parë të martën e 14 majit.

Po përpos fitores, vëmendja e medias ka kaluar te origjina e artistes.

Nevena Božoviç ka lindur në Mitrovicë të Kosovës e ka studiuar muzikë e piano që në vegjëli ndërsa ka përfunduar studimet e larta për muzikë në Universitetin e Beogradit. Ajo bëhet kështu artistja e parë që përfaqëson vendin në të dy kompeticionet e rëndësishme: Eurovision Junior në 2013-ën dhe Eurovision Song Contest këtë vit.

Ndërkohë faqet e dedikuara festivalit europian të këngës, e theksojnë faktin që Nevana është e lindur në Mitrovicën e Kosovës. Ashtu siç bën dhe vetë këngëtarja, e cila jo vetëm që e ka të shkruar vetë në Instagram: Mitrovica, Kosovo.

Gjithashtu në një intervistë të 2012-ës ka pranuar që Kosova është në zemrën e saj pavarësisht se nuk kthehet shpesh që ta vizitojë.