E premte, 29 Mars, 2024
spot_img

“Jehona e Karadakut”: Kërkohet rivlerësimi i figurës së iluministit të madh Jashar Erebara

- Advertisement -spot_img

Edicioni i XXVII-të i manifestimit tradicional kulturor-letrar “Takimet Poetike të Karadakut – 2019”, dje nisi me tryezën shkencore kushtuar “110-vjetorit të Klubit Shqiptar të Kumanovës” dhe themeluesit të saj Jashar Erebara.

Referuesit Avzi Mustafa dhe shkrimtarja e publicistja Mimoza Erebara nga Tirana, sollën të dhëna të thukta dhe mjaft me interes për këtë temë, e cila përmendet me pietet gjithmonë kur bëhet fjalë për shkëndijat e para të arsimit dhe kulturës shqiptare në Kumanovë.

Një nga konkluzionet e tryezës ishte që zyrtarisht të bëhet kërkesë deri te organet komunale të Komunës së Kumanovës, që një shkollë, qendër kulturore-arsimore apo rrugë a bulevard i qytetit, të marrë emrin Jashar Erebara.

Në pjesën e debatit morën pjesë aktive shumë kumanovarë, si Etem XheladiniIsmet BexhetiNazmi BeqiriBejtushMemetiIsmail GaniuSunaj RaimiOsama MuadiniQani HalitiArben Ibrahimi, etj.), të cilët theksuan rëndësinë e rivlerësimit të rolit të Klubit të Kumanovës dhe iluministit të madh Jashar Erebara.

Manifestimi vazhdon sot, prej ora 18:00, në sallën e Shtëpisë së Zejtarëve në qendër të qytetit, ku do të mbahet Ora e Madhe Letrare, me poetë nga të gjitha trojet shqiptare.

Manifestimi i 11 marsit mbahet tradicionalisht në Kumanovë, në shenjë kujtimi dhe nderimi të demonstratave të rinisë studentore të vitit 1981 për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img