E premte, 19 Prill, 2024
spot_img

Reagon Valmir Aziri ndaj programit kulturor

- Advertisement -spot_img

Ndaj rezultateve të programit kulturor të sivjemë, ka reaguar edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri.

Reagimit të tij ia ka vënë titullin 16.5%, të cilin e quan edhe numër i cili karakterizon diskriminimin ndaj kulturës shqiptare nga ana e ministres së Kulturës, Irena Stefoska.

Jua sjellim reagimin e plotë të Azirit:
16.5%,
16.5% është numri i cili karakterizon diskriminimin, mos përfilljen dhe qasjen krejt jo serioze te Ministres së Kulturës ndaj projekteve shqiptare dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Ligji për kulturë ja njeh të drejtën ministreshës për t’i caktuar komisionet dhe për të sjell program për kulturë, por ministresha e kulturës, në vend që të krijojë një proces gjithëpërshirës dhe programa për kulturë të reflektonte realisht përfaqësimin e të gjithë komuniteteve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ajo zgjodhi që programën e kulturës ta modeloj dhe ta ideojë në bazë të pikëpamjeve të saja dhe të krijoj një precedent të pa dëgjuar më herët, duke zhvilluar një proces i cili që nga fillimi ishte i determinuar që të ishte diskriminues e i një anshëm dhe në asnjë rast ministresha e kulturës nuk e pa të arsyeshme që të konsultohet e këshillohet me artistë dhe veprimtarë të kulturës jashta se këshilltarëve të kabinetit të saj. Andaj, me plot përgjegjësi deklaroj që në realitet po citoj ministreshën Irena Stefoska, se përgjegjësia mbi shpalljen e rezultateve dhe sjelljen e programës është tërrësisht e saj. Para se gjithash si pjesë e komunitetit artistik dhe si sekretar shtetëror shprehi revoltën time ndaj kësaj maskarade dhe kërkoj me ngulm publikisht që, ministresha e kulturës të tërheq programën diskriminuese dhe të mbaj përgjegjësinë e plotë për të njejtën. P.S Ftoj publikisht ministreshën ti bëjë të ditur emrat e artistëve shqiptarë që ka “konsultuar”, për sjelljen e kësaj programe diskriminuese.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,250AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,250AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img