Disa rrugë në Shkup do të mbyllen për shkak të protestës per rastin “Monstra”

Për shkak protestës për rastin “Monstra” disa rrugë do të jenë të mbyllura në Shkup.

Rrugët e mëposhtme do të jenë të mbyllura për trafik nga ora 13:00 deri në përfundim të protestës: “HT Karpos”, John F. Kennedy, rr. “Cvetan Dimov”, Blvd. “Krste Misirkov”, Blvd. “Goce Delçev”, rr. “11 Tetori”, rr. “Vasil Glavinov”, Blvd. “VMRO”, Blvd. “Ilinden” dhe rrugët e tjera përreth.

SPB Shkup u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e lëshuar nga policia.