E enjte, 28 Mars, 2024
spot_img

Rama i alarmuar për vdekjet në Itali, apel qytetarëve: Më mirë rezistoni në shtëpi, se të numërojmë të vdekurit.

- Advertisement -spot_img

Lajmi tronditës nga Italia ku në 24 orë u regjistruan 627 të vdekur ka alarmuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të ndjekin udhëzimet duke qëndruar në shtëpi në mënyrë që të mos përsëritet skenari i vendit fqinj.

Rama ka kujtuar më tej se njerëzit kanë qëndruar 30 vjet në burg apo 30 ditë në grevë urie dhe nuk kanë vdekur, ndaj ka bërë thirrje që nuk është asgjë të qëndrojnë edhe tash disa ditë të mbyllur në shtëpi.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama në Facebook:

O njerëz! Në Itali sot kishte 627 të vdekur.Gjashtëqind e njëzetë e shtatë!!! Vetëm sot!!! 24 orë 627 të vdekur!!!Në Lombardi ku italia ka një sistem spitalor që është në majën e europës, nëntë në dhjetë vdekje ndodhin në shtëpi!!!

Pse???

Sepse masat shtrënguese u morën vonë, njerëzit u tallën me masat në emër të lirisë për xhiro, për sullaco e për festa dhe armiku u vajti të tërëve nëpër shtëpi!

Numri i të sëmurëve e kaloi me galop numrin e shtretërve dhe ja si ka ardhur puna!!!  

Tani si do i’a bëjmë?! Do vrasim njëri-tjetrin dhe do rrimë duke numëruar me qindra të vdekur e mosozot mijëra? Apo do rezistojmë dhe do shpëtojmë njëri-tjetrin?!

Po njerëzit kanë ndenjur 30 vjet në burg apo 30 ditë në grevë urie dhe nuk kanë vdekur, e pse duhet të vdesin sot duke ndenjur në shtëpi pa dalë xhiro apo duke ndenjur në radhë pak më gjatë, pa u ngjitur me njëri-tjetrin?!

Kujtojmë në Shqipëri numri i të prekurve me coronavirus ka shkuar në 70, ndërsa dy nga ta kanë humbur jetën në betëje më pandeminë.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img