E premte, 29 Mars, 2024
spot_img

Prolongohet Festivali “SARAJ-FEST 2020”

- Advertisement -spot_img

Pandemia e shpalluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pezulluar aktivitetet e shumta edhe në sferën e kulturës.

Në Maqedoninë e Veriut që nga 18 marsi 2020 është shpallur gjendje e jashtëzakonshme që ka kufizuar edhe levizjen e lirë të qytetarëve.

Shoqëria Kulturore Artistike Drita e Dërvenit si organizatore e Festivalit Ndërkombëtar SARAJ-FEST 2020 ka vendosur që ta prolongon datën e festivalit të paraparë më 29, 30 dhe 31 maj të këtij viti deri në momentet kur të krijohen kushte për mbatjen e festivalit.

Më poshtë ju sjellim edhe lajmërimin e publikuar në faqen zyrtare të SHKA Drita e Dërvenit:

Në përputhje me masat dhe udhëzimet e Qeverisë (duke u bazuar në propozimet e Komisionit për sëmundjet ngjitëse) të sjella në 10. 03. 2020, këshilli drejtues i Festivalit “SARAJ FEST 2020”, si arsye e përhapjes së Virusit COVID 19, më date 25. 03. 2020 ka sjellë vendim që Festivali Nerkombetar“SARAJ FEST 2020″ të mos mbahet në kohën e paraparë me 29.30.31.Maj. 2020, të PROLONGOHET për në muajin korik gusht,apo shtator’ gjegjësisht në një kohë kur masat dhe udhëzimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë do të na e lejojnë mbajtjen e festivalit tone.

Me keqardhje ju informojmë se të gjitha aktivitetet, pjesëmarrjet dhe vizitat do të anulohen për një kohë të pa caktuar. Këtë vendim e kanë miratuar edhe përkrahësit e festivalit tonë, si Ministria e Kulturës, Qyteti i Shkupit, Komuna e Sarajit,Komuna e Çair, Drejtori të ndryshme si dhe sponzorë të tjerë gjeneral.

Shëndeti juaj është para së gjitheash të nderuar!

Për çdo informacion do të jeni te informuar.

Për mbajtjen e Festivalit ,,Saraj Fest 2020″do të jeni të informuar me kohë, varësisht nga situata dhe vendimet përkatëse.

DREJTOR I FESTIVALIT
Azbi Shaipi

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img