E premte, 26 Prill, 2024
spot_img

Profesori i shquar nga Universiteti i Londrës, tregon se çfarë do të ndodhte nëse nuk do të zhvillohej vaksina kundër coronavirusit.

- Advertisement -spot_img

Derisa vendet në mbarë botën janë duke aplikuar masat preventive kundër përhapjes së coronavirusit, shumë zyrtarë janë optimist se do të zhvillohet një vaksinë kundër COVID-19.

Megjithatë, çfarë do të ndodhte nëse do të vinte deri te skenari më i keq – mos zbulimi dhe prodhimi i vaksinës? Kjo nuk do të ishte hera e parë.

“Ka shumë virusë që ende nuk kanë një vaksinë që do ta kuronte”, ka deklaruar mjeku i shquar David Nabaro profesor në Universitetin e Londrës, raporton CNN.

Kështu njerëzimi tash e 40 vite është duke pritur për një vaksinë kundër virusi HIV. Dhe nëse nuk do të ketë një vaksinë kundër COVID-19, kjo do të thoshte se njerëzit do të duhej të mësoheshin të jetonin me coronavirusin.

Sipas sugjerimeve të ekspertëve, masat e karantinimit gradualisht dhe me kujdes të madh do të zbuteshin dhe do të kthehej liria në fusha të caktuara.

Megjithatë testimi me COVID-19 dhe kontrolli i të infektuarve brenda një periudhe të shkurtër kohore, do të bëhej pjesë e jetës tonë. Kurse në shumë vende, rikthimi i masave mbrojtëse siç është vetëizolimi do të ishte i mundshëm në çdo moment.

Edhe në rast se do të zbuloheshin ilaçe, pa vaksinë nuk do të mund të parandalojnë përsëritjen e epidemisë.

“Për këtë arsye shoqëria duhet të jetë e gatshme që në çdo kohë të mbrohet nga coronavirusi, por të jetë e gatshme edhe për vazhdimin e jetës normale”, ka shtuar Nabaro.

Megjithatë, shumica e ekspertëve janë të bindur se vaksina kundër COVIC-19 do të jetë shpejtë e gatshme për përdorim. Disa madje presin që ajo të ndodh brenda një viti e gjysmë, edhe pse deri më tani nuk është zhvilluar asnjë vaksinë brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore. 

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img