E enjte, 25 Prill, 2024
spot_img

Papunësia e të rinjve, problemi më i madh në Maqedoni

- Advertisement -spot_img

Të rinjtë janë një ndër grupet më të brishta, të cilët përgjithësisht janë të angazhuar vetëm për afat të caktuar, nuk janë mjaftueshëm të paguar, presin gjatë për punësim, dhe nuk janë të vetëdijshëm e as të informuar mirë, për të drejtat e tyre, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostatit, Maqedonia e Veriut gjendet në krye të listës ku të rinjtë (mosha 20-34-vjeçare) nuk janë të punësuar, nuk janë duke kryer studime apo nuk janë të kyçur në ndonjë praktikë për punësim.
Kjo kategori përfshin rreth 36 për qind të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, mesatarja e të rinjve që janë të papunë, po sipas të dhënave të Eurostatit, në vendet evropiane është 16.5 për qind.

Organizatat që në fokus kanë të drejtat e të rinjve theksojnë se shteti duhet të angazhohet që të subvencionojë në forma të ndryshme kompanitë që angazhojnë të rinjtë në punë, veçanërisht ata që punojnë me kohë të pjesshme gjatë studimeve, por edhe të inkurajojnë të rinjtë që të hapin bizneset e tyre.

Ata thonë se tashmë ka humbur edhe shprsa për punësi. “Të rinjtë në Maqedoni vazhdojnë ta shohin të ardhmen e tyre në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian. Cilësia e ulët e arsimit, standardi i ulët jetësor dhe papunësia, është ajo që i dëbon të rinjtë jashtë vendit”, thonë Organizatat që në fokus kanë të drejtat e të rinjve.

Ekspertët thonë se nëse vazhdon edhe më tej trendi largimit të të rinjve, Maqedonia si shtet shumë shpejt do të përballet me problemin e mungesës së kuadrit të kualifikuar.
Maqedonia e Veriut është radhitur në vendin e tretë në Evropë, në një listë të publikuar nga The Economist, sa i përket ikjes së të rinjve nga vendi të cilët kanë përgatitje profesionale në lëmi të caktuar. 

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img