E enjte, 28 Mars, 2024
spot_img

Numri i përdoruesve të telefonave celularë në mbarë botën nga 2015 deri 2020

- Advertisement -spot_img

Portali online për statistikë, statista, ka publikuar rezultatet e numrit të përgjithshëm të përdoruesve të telefonëve celularë në mbarë botën nga 2015-ta deri në 2020-tën.

Deri në fund të vitit 2019, numri i përdoruesve të telefonëve celularë parashikohet të arrijë në 4.68 miliardë.

Në vitin 2016, rreth 62.9% e popullsisë në mbarë botën posedonte një telefon celularë. Përdorimi i telefonave celularë do të vazhdojë të rritet, duke arritur deri në 67% deri në fund të vitit 2019. Kina parashikohej të ketë rreth 1.4 miliardë lidhje me telefona celularë në 2017, ndërkohë që India parashikohej të arrinte më shumë se një miliard. Deri në vitin 2019, Kina pritet të arrijë pothuajse 1.5 miliardë lidhje me telefona celularë dhe India gati 1.1 miliardë.

Pjesa më e madhe e rritjes së tregut celular mund t’i atribuohet rritjes së popullaritetit të smartfonëve apo telefonave të mençur. Deri në vitin 2014, rreth 38% e të gjithë përdoruesve të telefonave celularë ishin përdorues të smartfonëve. Deri në vitin 2018, ky numër pritet të arrijë mbi 50%. Numri i përdoruesve të smartfonëve në mbarë botën pritet të rritet në një miliard në periudhë kohore prej pesë vjetësh, që do të thotë se numri i përdoruesve të smartfonëve në botë pritet të arrijë 2.7 miliardë deri në 2019. Samsung dhe Apple janë shitësit kryesorë të smartfonëve, të cilët përfshijnë 18% të tregut.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img