E enjte, 9 Maj, 2024
spot_img

Ndërron jetë burri që u kacafyt me terroristin në Zelandë të Re 

- Advertisement -spot_img

Heroi Naeem Rashid ka vdekur pasi u përpoq t’ia rrëmbente armën terroristit, gjatë sulmit të së premtes, nga i cili sulm thuhet se u vra edhe djali i tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rashid u përpoq të mposhtte sulmuesin – të identifikuar si 28-vjeçari australian Brenton Tarrant – gjatë një sulmi masiv me armë në xhamitë Al Noor dhe Linwood Masjid në Christchurch.

Ai, siç thuhet tutje, u plagos rëndë pas kacafytjes me terroristin, në tentim për të shpëtuar besimtarët tjerë.

Ai u dërgua me shpejtësi në spital, por më vonë vdiq.

Një i mbijetuar i tmerruar i sulmit terrorist të Zelandës së Re – me një bilanc prej rreth 50 të vdekur – tregoi gjithashtu se si një burrë e u përplas me terroristin dhe i vodhi një nga armët e tij përpara se të largohej.

Syed Mazharuddin po lutej të premten në xhaminë e Linwood Masjid në Christchurch, e cila ishte xhamia e dytë që u sulmua, kur dëgjoi të shtënat.

Sipas tij, burri në fjalë tentoi të konfrontohej me terroristin, madje duke i marrë njërën armë atij.

Siç ka thënë ai, heroi i rrëmbeu armën terroristit dhe tentoi të mbronte njerëzit e tjerë në xhami, por për fat të keq nuk diti si ta përdorte atë.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,280AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,280AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img