E mërkurë, 24 Prill, 2024
spot_img

Më në fund pezullohet edhe Superliga e Turqisë

- Advertisement -spot_img

Pas shumë kampionateve evropiane, radha ishte që edhe Superliga e Turqisë të pezullohet.

Pandemia që ka prekur gjithë botën ka bërë federatat e shteteve të ndryshme evropiane t’i pezullojnë ligat e futbollit.

Kampionati turk ku luajnë edhe futbollistët nga Kosova, Florent Hadergjonaj, Vedat Muriqi e Loret Sadiku kishte vazhduar normalisht, por në xhiron e fundit pa praninë e tifozëve.

E tani pas përhapjes së këtij virusi edhe në Turqi, është marrë vendim që të pezullohen edhe ndeshjet e futbollit.

“Kemi vendosur të pezullojmë ligat pas takimit me federatën e futbollit, volejbollit e basketbollit dhe krerët e klubeve. Shëndeti i sportistëve tanë është shumë i rëndësishëm. Ne duhet të marrim masat e nevojshme”, ka thënë ministri Mehmet Kasapoglu.

Ky vendim i shtetit turk erdhi pas shumë ankesave nga futbollistët e skuadrave që ishin kundër të luanin.

Megjithatë kampionati tani është pezulluar për një periudhë të papërcaktuar deri në normalizimin e gjendjes. 

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img