E premte, 29 Mars, 2024
spot_img

Maqedonia, për herë të parë do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s

- Advertisement -spot_img

Në Bruksel sot po mbahet Samiti i NATO-s, në të cilin Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet nga kryeministri Zoran Zaev. Ky është takimi i parë i kryetarëve të shteteve ose qeverive të anëtarëve të Aleancës, në të cilin Maqedonia e Veriut merr pjesë si një anëtare e plotë e NATO-s.

Liderët e 30-të vendeve anëtare do të diskutojnë për të ardhmen e Aleancës dhe sfidat e saj.

Qëllimi i sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg është që liderët të pajtohen me një agjendë “ambicioze” të sigurisë dhe mbrojtjes për vitin 2030. Ai do të paraqesë një sërë propozimesh për liderët, duke përfshirë përforcimin e dimensionit politik të Aleancës, si dhe përforcimin e mbrojtjes kolektive të vendeve anëtare dhe rezistencën e infrastrukturës.

Siguria kibernetike, ndryshimet klimatike dhe, natyrisht, rritja e buxheteve të mbrojtjes së vendeve anëtare do të jenë ndër temat më të rëndësishme të diskutimit. Marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën do të jenë gjithashtu midis temave kryesore të diskutimit, veçanërisht se si NATO duhet të pozicionohet në lidhje me ngritjen e këtyre dy fuqive botërore.

Stoltenberg e mirëpriti faktin se që nga viti 2014, vendet anëtare të Aleancës kanë rritur në mënyrë të vazhdueshme buxhetet e tyre të mbrojtjes dhe deri në vitin 2024, të gjitha 30 vendet janë zotuar të arrijnë 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për qëllime ushtarake.

“Të gjitha sfidat kërkojnë rritje të vazhdueshme të investimeve në mbrojtje. Shpenzimet e mbrojtjes janë rritur për shtatë vitet e fundit me radhë, duke shtuar 260 miliardë dollarë që nga viti 2014, por ne duhet të investojmë edhe më shumë për të arritur ambicien tonë të lartë”, tha të premten shefi i Aleancës.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img