E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img

Kurti emëron Liza Gashin zëvendësministre në detyrë në MPJD.

- Advertisement -spot_img

Kryeministri në detyrë Kurti, ka emëruar Liza Gashin zëvendësministre në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në komunikatën qeveritare thuhet se puna e përkushtimi i saj me diasporën, tash merr formë tjetër e mundësi të re.

Në fund të komunikatës thuhet se Liza Gashi nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje.

Komunikata e plotë:

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Liza Gashin zëvendësministre në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Liza Gashi nga sot është zëvendësministre në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Puna e përkushtimi i saj me diasporën e për diasporën tonë, tash merr formë tjetër e mundësi të re.

Menaxhimi, ndërmarrësia, hulumtimi, diplomacia dhe zhvillimi janë fusha në të cilat znj. Gashi ka bërë studime dh e ka përvojë globale. Studimet Master për administratë publike i ka mbaruar në Arizona State University kurse ato Bachelor për marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca politike dhe gjuhë spanjolle në Ëartburg College në Ioëa. Po ashtu ka diplomuar në United Ëorld College në Kosta Rikë dhe në National University of Córdoba në Argjentinë.

Ka udhëhequr shumë shoqata, organizata e projekte, ndërkaq së fundmi ishte drejtore ekzekutive e Germin, një emër suksesi ky i urës sonë me diasporën. Diaspora jonë kërkon punë dhe vazhdimësi në procesin për ndërtimin e urave ndërlidhëse. Liza Gashi është mirë e përgatitur dhe me ekspertizë të i shërbej kësaj nevoje pikërisht tani.

Liza Gashi nuk është anëtare e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,480AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,480AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img