Katër kandidatura për kryetar komune për Gostivarin, pesë për Prilepin, shtatë për Tetovën

Në Komisionin Komunal Zgjedhor në Gostivar deri në përfundimin e afatit, janë dorëzuar katër kandidatura për kryetarë dhe dhjetë lista. Kandidatura për kryetarë komunash kanë dorëzuar partitë politike: Lëvizja Besa, BDI, PDSH dhe koalicionet Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Më e mira për komunën tonë i LSDM-së. Lista për emra për anëtarët e këshillit komunal me 31 vende janë dorëzuar nga gjithsej dhjetë subjekte politike, transmeton Portalb.mk.

Në KKZ Vrapçishte janë dorëzuar tetë lista me kandidatë për anëtarë të këshillit dhe shtatë kandidatura për kryetarë komunash. Lista dhe kandidatë për kryetarë kanë: LSDM, PDSH, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizja Besa, Partia Demokratike e Turqve. VMRO DPMNE në zgjedhje do të marrë pjesë vetëm me listë. Në këtë komunë të Pollogut ka vetëm një kandidat të pavarur dhe një listë nga një grup votuesish.

Në KKZ Mavrovo Rostushe janë dorëzuar gjithsej 6 lista me 11 emra për këshilltarë dhe ka dy kandidatura për kryetarë komunash. Nëse arrihet konsensusi për dalje, në këtë komunë do të përfundojnë në rrethin e parë.

Deri në afatin përfundimtar, mbrëmë në mesnatë, në KKZ në Prilep janë dorëzuar pesë kandidatura për kryetarë dhe tetë lista kandidatësh për këshilltarë.

Sipas informatave nga KKZ, kandidatura për kryetarë komunash dhe lista këshilltarët kanë dorëzuar koalicionet e LSDM-së, VMRO – DPMNE-së, DOM dhe PLD – Lëvizja “Të vendosur për Maqedoninë”, partia Integra, si dhe një është kandidat i pavarur.

KKZ në Tetovë ka pranuar shtatë kandidatura për kryetarë dhe dhjetë për lista këshilltarësh.

Kandidatë për kryetarë kanë dorëzuar partitë Lëvizja Besa, PDSH, LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizja për shtet dhe drejtësi dhe Integra, informuan nga KKZ Tetovë.

Në KKZ Gjevgjeli janë dorëzuar paraqitje për pesë kryetarë komunash dhe gjashtë për lista këshilltarësh.

Fushata për zgjedhjet lokale më 17 tetor fillon më 27 shtator, ndërsa përfundon më 15 tetor në mesnatë. Zgjedhjet lokale do të mbahen me respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së Kovid-19.