E diel, 13 Tetor, 2024
spot_img

JAVA: Greva vazhdon, përshpejtimi i dialogut, VV një deputete më pak e largime nëpër degë

- Advertisement -spot_img

Javën që po e lëmë pas në vend, ndodhën ngjarje të ndryshme. Si fillim i javës së kaluar, kryetemë ishte greva, për të cilën nuk po gjendet një kompromis mes Sindikatave e Qeverisë, për ta ndaluar atë, e filluar mësimin. Temë tjetër e rëndësishme ishte ardhja e dy këshilltarëve të Scholz e Macron, në Kosovë dhe largimi i deputetës Doarca Kica Xhelili nga grupi parlamentarë i VV-së. E po ashtu edhe largimet e mëdha të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosja, nëpër degë të qytetarëve.

Sindikalistët i kanë bërë 18 ditë që nga hyrja në grevë, si llojë pakënaqësie me mospërbushjen e kërkesave nga qeveria e Kosovës. Si pasojë e kësaj, shumica e shkollave në vend dhe shërbimet administrative nëpër komuna janë në grevë.

Por edhe pas gati 3 jave, palët nuk kanë gjetur dialog.

Gjatë ditës së premte, Sindikata e Bashkuar e Arsimit më në fund janë takuar me ministrën e Arsimit, për t’u munduar që ta gjejnë një gjuhë të përbashkët. Por edhe ky takim doli pa rezultat.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës bëri me dije, se greva në arsim do të vazhdojë, meqë Qeveria s’po ua plotëson kërkesat.

“Debatet e kulturuara e gjithë këto lutje në fillim të takimit sikur i trimëruan Muratin e Nagavcin, që kushtëzonin pa të drejt se pa as edhe një takim dhe pa as edhe një marrëveshje të mbyllej greva. Kjo dëshmoi se ata ose nuk duan ose nuk dinë vërtetë as gjë për dialogun dhe veprimet sindikale . Greva ndodh kudo në botë për të nxitur Qeverinë për të ndodhur dialogu e ofruar zgjidhje të pranueshme për kërkesat e grevistëve në mënyrë që të mbyllet greva e në Kosovë përfaqësuesit e Qeverisë e donin të kundërtën dhe me qëllim të caktuar. Ata insistonin që të mbyllet greva e pastaj të bëhej ,kinse, dialogu. Kjo tregon se ata vërtetë nuk e duan dialogun e as zgjidhjen e kërkesave legjitime të grevistëve”, ishin deklaruar nga SBASHK-u.

Përderisa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u shprëh paksa e tensionuar në raport me ta.

‘Keni vendosur të injoroni’: Për herë të dytë brenda ditës, ministrja Nagavci sulmon SBASHK-un

Fillimisht, ajo u tregua e ashpër me sindikalistët, duke i cilësuar veprimet e tyre si “shtantazh”, për të cilat tha se ministria do të përdorë “anti-shtantazhin”.

Çdo ditë jashtë klasave, ju bën me vetëdije ose jo, pjesë të agjendave të grupeve të interesit që asnjë interes të përbashkët me ju a me arsimin si fushë nuk e kanë. Përkundrazi, kanë kontribuar në gjendjen që e kemi të gjithë. Mësimi është mbi të gjitha. Greva ka kuptim kur nuk dëmton nxënësit dhe procesin mësimor. Në situatën aktuale më shumë është shantazh, e përballë shantazhit nuk ka rrugë tjetër veçse të qëndrojmë për vlerat antishantazh”, tha Nagavci.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Farberienagavci%2Fposts%2Fpfbid0UfduHaFA3yByH6SN2nznXh3PctE5nSy11iWnVARFqjPVQ3sipntL35P46UsvLUwEl&show_text=true&width=500

Ministrja nuk u mjaftua me kaq, dhe para disa minutash, e bëri edhe një reagim tjetër, duke akuzuar grevistët se do të vazhdojnë me të njëjtat veprime, deri në plotësimin e 100 për qind të kërkesave.

Lajçak në Kosovë bashkë me këshilltarët e Scholz e Macron

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak me të premten e 9 shtatorit ishte në Kosovë. Por jo vetëm, së bashku me dy këshilltarët e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emanuel Macron, të cilët i kanë angazhuar këshilltarët e tyre për dialogun.

Pas këtij takimi, emisari Lajçak tha se ky takim dy orësh ishte diskutim i rëndësishëm.

“Sapo përfunduam një takim më shumë dy orësh me zotëri Kurtin me të cilin diskutuam për dialog dhe si të sjellim dinamikë në proces dhe për të çuar procesin përpara. Ka qenë një diskutim i rëndësishëm dhe nuk mund të japim detaje tjera sepse do të kemi diskutim të njëjtë sot me zotëri Vuçiç. Kjo ka qenë pjesa e parë e misionit tonë”, u shpreh Lajçak.

Aderimi i Doarsa Kicës në LDK dhe pakënaqësitë në degët e Vetëvendosjes që përfunduan me dorëheqje

Ish deputetja e listës “Guxo”, Doarsa Kica ka kaluar në LDK. Reformat në drejtësi, më konkretisht çështja e Vettingut dhe Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, janë arsyet e largimit të Doarsa Kica – Xhelilit nga lista ‘Guxo’ dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Reformat në drejtësi nuk janë çështje që ne duhet të hamendesohemi “hajt ta shohim” se si do të funksionojë, ose ta lëmë plotësisht. Kam pasur komunikime me ministren Haxhiu dhe kryeministrin Kurti për qëndrimet e mija për Byronë, e kam shfaqur pakënaqësinë…Nuk kanë arsyetim. Arsyetimi i vetëm ishte se do t’i bëjnë ndryshimet në Kuvend. Kjo është një çështje që nuk e shoh se si do të ndryshohet. Nëse projektligji kalon ashtu siç është, është rrezik”, ka thënë ajo.

Largimet e anëtarëve të Vetëvendosjes nëpër degë

Përçarjet në Vetëvendosje janë thelluar ndjeshëm ditët e fundit pas fillimit të zgjedhjeve të brendshme partiake. Një mori eliminimesh tashmë janë bërë edhe publike nga aktivistët e VV-së, derisa publiku sheh me mosbesim atë që po ngjan.

Sipas burimeve të gazetës Nacionale nga Lëvizja Vetëvendosje, çështja nuk ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe në lirinë individuale (në këtë rast seksuale). Kjo po përdoret, sipas pretendimeve të burimit, si pretekst, për t’i larguar nga gara.

Numri i aktivistëve të eliminuar politikisht nuk dihet saktësisht, por besohet të jetë më i madh se njëzet.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img