E martë, 15 Tetor, 2024
spot_img

Goretzka dhe Kimmich dhurojnë një milion euro për luftën me coronavirusin.

- Advertisement -spot_img

Dyshja e Bayern Munich, Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich kanë dhuruar një milion euro në luftën kundër coronavirusit dhe këto fonde do të shkojnë në platformën që ata kanë krijuar të quajtur, ‘We Kick Corona’, e cila ua mundëson njerëzve të dhurojnë më shumë para.

Kjo platformë synon të krijojë një fond për të ndihmuar organizatat sociale, bamirëse dhe entitetet shëndetësore që aktualisht janë duke luftuar kundër coronavirusit.

Në faqen e internetit “www.wekickcorona.com”, organizatat mund të kërkojnë ndihmë të menjëhershme nga fondi i krijuar nga Goretzka dhe Kimmich.

Nisma vjen pas një donacioni shtesë prej 2.5 milionë euro të bëra nga të gjithë anëtarët e ekipit kombëtar të futbollit gjerman.

“Ne mund të mposhtim vetëm si ekip coronavirusin”, ka thënë Goretzka në një deklaratë për shtyp.

“Me #WeKickCorona, ne duam t’i ndihmojmë të gjithë ata në të gjithë Gjermaninë që ndihmojnë të tjerët. Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se angazhimi ynë mund të japë vetëm një kontribut të vogël”, ka thënë ai.

Në anën tjetër Kimmich ka shtuar se duhet të luftohet bashkërisht virusin.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img