E enjte, 28 Mars, 2024
spot_img

Fshati Rashçe me dy personalitete në emërtimin e rrugëve të Shkupit

- Advertisement -spot_img

Këshilli i qytetit së Shkupit në seancën e rradhës do të debatojë për plotësimin e Listës së emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore në kuadër të komunës së Shkupit, njofton portali Gurra.mk.

Me miratimin e kësaj liste plotësuese, qyteti i Shkupit do të emërtoje plot 571 rrugë dhe sheshe. Lista përmban emra të personazheve të njohur të qytetit, kulturës në nivel nacional dhe botëror, personazhe të historisë dhe të ndryshme.

Në mesin e 571 emrave që do plotësohen në Shkup, do të jenë edhe dy emra të personeliteteve të shkencës dhe arsimit që vijn nga po i njejti fshat. Bëhet fjalë për Ibrahim Krosi dhe Shaban Rameti nga fshati Rashçe.

Në mesin e 571 emrave janë: Shqipëria, Enver Maliqi, Agron Berisha, Nexhat Agolli, Aga Matkaliu ( pjesmarrës i Lidhjes së Prizrenit ), Qemal Agolli, Mentaz Allajbegu (mundës), Hafëz Ali Korca, Ali Mehmed PAsha (sunduesi shqiptar i Egjiptit ), Ali Pashë Tepelena, Ali Shefqet Shkupi ( rilindas ), Fatos Arapi ( shkrimtar), Asdreni ( shkrimtar ), Fadil Bekteshi (shkrimtar), Kongresi i Manastirit, Pjetër Bogdani, Age Bojaxhiu ( gjyshja e Nënë Terezës ), Adem Bulku ( patriot Dërven ), Naum VeqilHarxhi ( veprimtar shqiptar ), Gaspër Gjini Dom ( peshkop katoli shqiptar ), Karll Gega, arkitekt shqiptar shekullin e kaluar, Mehmet Gega ( patrioti tetovar ), Adem Demaci ( Kosova ), Teki Dervishi, Elena Gjika, Lek Dukagjini, Imri Elezi, Enver Idrizi (kampion bote në karate) Afrim Zhitia, Omer Kaleshi ( piktor ), Ismail Krifca, Halil Latifi, Lëvizja Popullore e Kosovës, Llazër Mjeda, Avni Mula, Sefedin Nuredini, Muhamedali Jashari, Nexhmije Pagarusha, Lasgush Poradeci, Jeronim de Rada, Kadri Roshi, Ibrahim Rugova, Avni Rustemi, Asllan Selmani ( shkenctar ), Ibrahim Temo, Çerçiz Topulli , Shaban Terstena, Gjerasim Qiriazi, Gjergj Qiriazi, Parashqevi Qiriazi, Sevasti Qiriazi, Mitat Frashëri, Ukshin Hoti, Fadil Hoxha, Eqrem Cabej, Jashar Bej Shkupi, Halim Shuku dhe të tjerë. /Gurra.mk

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,240AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img