E diel, 13 Tetor, 2024
spot_img

Edhe pesë raste të reja me coronavirus, shkon në 170 numri i të infektuarve.

- Advertisement -spot_img

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe pesë raste të reja me Covid19, duke e çuar në 170 numrin e personave të infektuar në nivel vendi.

“Sot më 07.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 13 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive kanë kërkuar ndihmë në Klinikën emergjente, Një prej të cilëve ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore e që pas testimit post mortem ka rezultuar pozitiv. Një punëtor nga Malisheva dhe një nga Mitrovica.
Një pacient nga Gjilani po hulumtohen kontaktet dhe një laborant nga Gjakova”, thuhet në njoftim.

Nga data 08.02.2020 deri me 07.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.106 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 170 raste me 4 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.304 kontakte të rasteve.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img