E enjte, 25 Prill, 2024
spot_img

E larguan nga Sioni shkaku i krizës së coronavirusit, Alex Song i tronditur nga vendimi arbitrar.

- Advertisement -spot_img

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Barcelonës, Alex Song ka thënë se ishte i tronditur që u largua nga FC Sion këtë muaj dhe atë me një vendim të njëanshëm.

Song dhe tetë lojtarë të tjerë, duke përfshirë një lojtar tjetër ish-lojtar të Arsenalit, Johan Djourou dhe dyshen shqiptare, Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami u larguan në mënyrë arbitrare nga skuadra zvicerane.

E gjithë kjo erdhi pasi ata nuk arritën t’i përgjigjen pozitivisht një mesazhi në WhatsApp nga presidenti i klubit Christian Constantin, duke refuzuar ofertën e tij për ulje pagash.

Kjo bëri që presidenti i klubit të marr vendim për largimin e nëntë futbollistëve të ekipit dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak Songut, i cili do ta ndjek anën ligjore.

“Avokati im do të kujdeset për këtë, le të shkojmë në FIFA. Ne do t’i mbrojmë të drejtat tona”, ka thënë fillimisht Song për RMC Sport.

“Ne luajtëm një miqësore të premten (20 mars) dhe ne duhej të takoheshim me Presidentin të hënën, pastaj të martën. Ne nuk kishim asnjë lajm”.

“Ne morëm një mesazh në WhatsApp të martën pasdite për të na thënë që të gjithë duhej të nënshkruanin një letër ku thuhej që pagat tona po uleshin, se ne do të paguheshin rreth 12,000 euro ”.

“Ne do ta kthenim letrën të nesërmen në mesditë. Ne e morëm këtë dokument pa shpjegime”, përfundoi mesfushori i njohur.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img