E premte, 26 Prill, 2024
spot_img

Doli nga shtypi libri “Ora e prishur e dheut” nga Dije Neziri-Lohaj

- Advertisement -spot_img

Sot me rastin e botimit të librit poetik ” Ora e prishur e dheut” të autores ferizajase Dije Neziri-Lohaj, në mënyrë modeste u bë promovimi i librit ku ishin prezent figura të njohura të letërsisë dhe artit, Luan Daka, Raif Gashi, Dan Ibrahimi, Laura Morea, Zymrije Salihu, Kaltrina Lohaj etj.

Për botimin e librit u përkujdes Hajdar Fejzullahu me ekipën dhe shtypshkronjën e Lena Grafik nga Ferizaji.

Më poshtë ju sjellim poezinë

ORA E PRISHUR E DHEUT

Shqetësimet ziejnë shpirtin tonë
Në gijotina planetare
Merr frymën e fundit,
Para syve të botës
Derdhur orbitave,
Ozonove,
Kataklizmave.

Nëpër ato ura të skuqura ferri,
Që gjyshja na i tregonte me përralla,
A po jep shpirt shpirti ynë,
Bashkë me shpirtin e botës?
A po gozhdohet nga Zoti a nga njeriu?
Në çastin e fundit të botës,
Me ditë të errëta
E me net të verbuara.

Çfarë?
E nëse jeta jo?
Klithin vargjet e mia,
Sa profetike, sa satanike,
Por që nuk lënë,
Që gjithçka të mos mbetet
As kor i zi kukuvajkash,
Lagur përvajshëm nga shirat gjak.

Ah, orë e dheut tim!
Me numrat
Dy,
Zero,
Një dhe
Prapë dy,
Të ndaloj unë
Me orën e jetës sime,
Para kumtit të zi të kataklizmit,
Lakuriqosur nga mëkatet
Nëpër errësirën e botës,
Tek e gris qiellin,
Tek i merr dritën time diellit.
Tek i pret palët e dheut
E prish mitin e Anteut.

Jo, bota nuk është zog feniksi
Të ringjallet nga hiri i zisë,
Në përrallën e re,
Që një Zot e di
A do të ketë zot a zog për ta kënduar?
A do të ketë zot a zog për ta dëgjuar?

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img