E hënë, 2 Dhjetor, 2024
spot_img

Dibër, dy ditë pas asnjë të prekur nga coronavirusi.

- Advertisement -spot_img

Tre javë pas vendosjes në karantinë të Dibrës, do të fillojnë të shfaqen si problemet sociale ashtu dhe ato ekonomike për banorët e saj. Kështu vlerëson kryetari Hekuran Duka. Ai për “Alsat” thotë se për shkak të mbylljes së shumë bizneseve, shumë qytetarë të mbetur papunë nuk do të kenë mundësi të blejnë ushqime. Duka shton që edhe pse situata në Dibër dy ditët e fundit është më e qetë, prapëseprapë duhet të bëhen sa më shumë testime në këtë rajon.

“Ata nuk do të kenë mundësi që ti blejnë ato ngase rrogat e tyre nuk i kanë marrë dhe do të kenë nevojë për më shumë ndihma humanitare, në formë të artikujve ushqimor. Por mungesë shihet edhe në mjetet mbrojtëse, maska, doreza, mjete dezinfektuese. Unë kisha thënë të ketë testim masiv të popullsisë, për këtë volum pune, me siguri që do të ishte e nevojshme edhe hapja e një pike për testimin e qytetarëve në masë dhe përgjigjja është se kjo kërkesë e jonë është dërguar nga ana e Qeverisë për shqyrtim në Komisionin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe presim që këto ditë”, deklaroi Hekuran Duka, kryetar i Dibrës.

Kreu i Dibrës beson që ka persona të tjerë të infektuar, që janë pa simptome, por që nuk u është bërë testimi pasi për momentin fokusi është vetëm tek ata që kanë simptome. Edhe pas tre javëve në izolim, qytetarët e Dibrës thonë se respektojnë në maksimum masat e marra duke qëndruar në shtëpi.

“Tashmë qytetarët më së shumti merren me “smartfonët” e tyre, me internetin, tashmë qytetarët kanë komunikimin e tyre me internetin dhe gjithashtu aktivitetet e tyre i realizojnë nëpër shtëpitë, duke u marrë me punët e shtëpisë, më së shumti duke u dhënë rëndësi familjes, fëmijëve dhe kështu me radhë”, u shpreh Arian Oboku, qytetar.

Ndërkaq ka edhe qytetarë të cilët i ka zënë izolimi në Dibër edhe pse me vendqëndrim dhe punë janë në Shkup. Saranda Kaba Marku e cila punon në Kadastër thotë se vazhdon tu shërbejë palëve nga shtëpia, por edhe të kujdeset për obligimet e vajzës.

“Me kolektivin gati çdo ditë dëgjohemi rreth punës, ka raste kur na paraqiten palët, jemi në ndihmë të palëve, bëjmë kontakte me të punësuarit tonë, edhe ato punojnë me orare të reduktuara. Gjithmonë nuk e kemi anashkaluar procesin e punës por gjatë gjithë kohës jemi në kontakt me kolektivin dhe me udhëheqësit tonë. Tërë ditën e kalojmë në shtëpi, me fëmijët me TV Klasën, me obligimet familjare, përgatisim, rrimë në shtëpi, shohim lajme tërë kohën dhe ndonjë emision që është në Televizionet tona”, tha Saranda Kaba Marku, qytetare.

Autoritetet e Dibrës apelojnë tek qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë në përpikëri rekomandimet dhe masat e institucioneve në mënyrë që të ndalojë përhapja e virusit korona./alsat/

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,470AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,470AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img