Bytyqi: Akush nuk është vendosur në shportë të njëjtë, jam i gatshëm të bisedoj me gastronomët

Jam i hapur për takime, isha i hapur edhe para miratimit të pakos së pestë të masave ekonomike, ndërsa edhe tani jam i hapur të ulem dhe të bisedoj me gastronomët dhe të gjejmë një zgjidhje, paralajmëroi zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi pak para fillimit të protestës të planifikuar për sot të hotelierëve për organizimin e dasmave dhe festave të tjera para Qeverisë.

“Mendoj se zgjidhjet janë gjetur tashmë, vetëm duhet t’i komunikojmë ato siç duhet. Në këtë pikë, është e rëndësishme nëse dhe sa do të dalim më pak të prekur nga kriza, jo nëse jemi prekur. Të gjithë jemi të prekur nga kriza, disa janë nga aspekti shëndetësor dhe disa nga aspekti ekonomik, por në fund të krizës të gjithë do të duhet të ulemi së bashku dhe të shohim se si të rimëkëmbemi nga kriza. Kjo është arsyeja pse jam i hapur të ulem dhe të flas me këdo që mendon se duhet të flasë”, tha Bytyqi në përgjigjen e një pyetje në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri ku u prezantua Gjeoportali kombëtar për të dhënat hapësinore.

Ai theksoi se gastronomët janë identifikuar si një nga sektorët më të prekur në masat e propozuara ekonomike.

“Në asnjë masë që është miratuar, gastronomët nuk janë përjashtuar, por unë nuk kam virtyt dhe guxim të shkoj kundër rekomandimeve të Komisionit për sëmundjet infektive. Të gjithë duhet të pranojmë që të gjithë duhet të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale. Duhet ta dëgjojmë Komisionin dhe të besojmë se është më së miri për shëndetin e qytetarëve kur tregon se nuk ka ardhur koha për rrethanat lehtësuese për punë”, tha Bytyqi.

Precizoi se gastronomët për organizimin e dasmave dhe festave të tjera nuk janë vendosur në të njëjtën shportë me hotelierët e tjerë.

“Mekanizmi i masës së dytë, i cili është parashikuar në pakon e re u jep mundësinë këtyre gastronomëve që me të vërtetë të marrin grante dukshëm më të larta të pakthyeshme në momentin kur do të fillojnë të punojnë për shkak të rezultateve të tyre financiare dhe mos funksionimit për një vit. Pikërisht kjo është arsyeja pse mendoj se duhet të ulemi, të flasim dhe t’i shpjegojmë të gjitha vërejtjet, sepse askush nuk është vendosur në të njëjtën shportë”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.