E enjte, 25 Prill, 2024
spot_img

Blerona, një zë unik dhe magjeps që premton shumë

- Advertisement -spot_img

Coverat nga këngët më të njohura të zhanreve të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri janë pikëorientimi i shumë këngëtarëve të rinj, por këtë këngëtarja Blerona Bytyqi e realizon për hobi, sepse ajo tashmë ka edhe këngë autoriale.

Së fundmi ajo ka realizuar këngën “Po vijnë çikat”, e cila me ritmet atmosferike është pëlqyer nga audienca dhe ka më tepër se gjysmë milioni klikime për më pak se 5 muaj nga lansimi. Po ashtu në mars të këtij viti ka publikuar një cover të titulluar “Ani, ani” nga këngëtari Ramdan Krasniqi, ku kjo baladë ka rezultuar e suksesshme për shijen e publikut.

Mes këngëve të reja dhe atyre remake në versione të ndryshme, Blerona kohë më parë talentin e saj e ka shpërndarë edhe në projekte tjera si: këndime live me këngëtarët e tjerë të njohur të estradës dhe këngë kanagjegjesh, ku me këtë të fundit Blerona ka fituar famë të madhe, këtë e dëshmojnë ftesat e shumta nga vajzat që organizojnë natën e Kanës, si një traditë e vjetër e martesave shqiptare.

E për këtë Blerona është shumë falënderuese ndaj vajzave që e përzgjedhin për ditën e tyre më të veçantë të jetës.

“Jam e lumtur që vajzat e reja e ruajnë traditën dhe më përzgjedhin për të kënduar në natën e kanës. Përpos që kënaqem gjatë kësaj ceremonie po ashtu përjetoj edhe momente të sikletshme që i shkakton përcjellja e vajzës që martohet. Gjithsesi, jam tejet falënderuese për punën që e bëj dhe gjatë gjithë kohës jam në hulumtim për tekstet e vjetra të këngëve për martesa”, theksoi Blerona.

Tutje, Blerona ka premtuar projekte të reja që do i lansojë për adhuruesit e saj, duke sjellë risi të shumta në muzikë dhe eksplorime në zhanre të ndryshme.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img