E hënë, 2 Dhjetor, 2024
spot_img

Angellovska: Mjetet më të shpejta që i presim janë nga FMN.

- Advertisement -spot_img

Shpejtë do të mbërrijnë mjete prej Fondit Monetar Ndërkombëtar prej injektimeve të huaja likuiduese, të cilat me siguri pritet të mbërrijnë gjatë muajit, deklaroi ministrja e Financave, Nina Angellovska në një intervistë për “Slloboden Peçat”.

Ajo theksoi se do të përdoren mjetet edhe prej Bankës Botërore, Bashkimit Evropian si edhe prej eurobondit. Këto mjete, siç tha, do të përdoren më shumë muaj në pajtim me nevojat e injektimit në ekonomi, ndërsa do të sillen edhe masa të reja.

“Jemi duke folur me Bankën Botërore ndërsa edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike kumtoi se edhe nga Bashkimi Evropian kemi marrë ndihmë të caktuar, atë shpërblimin prej 50 milionë eurosh, më pas hua nga eurobondi. Mjetet më të shpejta që i presim janë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërsa më pas prej të gjitha të tjerave nga fillimi i majit apo fundi i prillit. Këto mjete nuk janë vetëm për një muaj, këto mjete janë të mjaftueshme të funksionojmë muajve të ardhshëm varësisht asaj sa para do të jenë të nevojshme për injektimin e likuiditetit në ekonomi. Këto janë masat e para që janë prezentuar, më tej do ta ndjekim gjendjen, do të shohim si do të jetë shfrytëzimi dhe refuzimi i ngjarjeve, për të tërhequr edhe hapa të tjerë të cilat do të jenë të nevojshme”, theksoi Angellovska.

Ajo paralajmëroi se edhe në ndonjë seancë të ardhshme qeveritare duhet të kalojë letra për qëllime ndaj FMN-së, e cila është nënshkruar edhe prej zëvendësministres plotësuese.

Angellovska theksoi se sivjet në bazë të borxhit të jashtëm skadon edhe pagesa e 440 milionë eurove, derisa plani në tregun vendor të letrave me vlerë është të jepen letra me vlerë në shumë prej 450 milionë euro, prej të cilave një pjesë riregjistrohen për kthimin e obligimeve të vjetra, ndërsa detyrimi neto është planifikuar në neto prej 200 milionë euro.

“Një pjesë e këtyre borxheve të vjetra prej 440 milionë tashmë janë kthyer – pjesa më e madhe në janar, ndërsa pjesa tjetër skadon në dhjetor, në fund të vitit, që në njëfarë mënyre është e volitshme pasi nuk kemi nevojë plotësuese për kthimin e borxheve të vjetra në dy kuartalet e ardhshme”, vlerësoi Angellovska.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,470AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,470AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img