E diel, 13 Tetor, 2024
spot_img

Alarmante: 83,7 për qind e qytetarëve do të donin të largohen nga Maqedonia

- Advertisement -spot_img

Rezultatet nga sondazhi i bërë në temë “Kur do të mundeni, a do të largoheshit nga Maqedonia?” tregojnë se madje 83.7 për qind e të anketuarve do të largoheshin nga Maqedonia kur do të kishin mundësi.

Në sondazhin i cili është hapur para dy javësh, në pyetësorin anonim janë përgjigjur gjithsej 1.474 lexues, ndërsa në orët e para kanë pasur përgjigje masive në tre pyetje të shtruara.

Në pyetjen “Kur do të keni shans, a do të largoheshit nga Maqedonia?” janë përgjigjur 1.491 lexues, ndërsa prej tyre madje 1.234 (83,7 për qind) janë përgjigjur me “po”, 123 (8,3 për qind) janë në mëdyshje, ndërsa 117 të anketuar (7,9 për qind) do të qëndrojnë në Maqedoni.

Sipas sondazhit të bërë, të anketuarit do të zhvendoseshin në Gjermani, Australi, Kanada, Francë, Holandë, Danimarkë, Austri, Skandinavi, Zvicër, Slloveni, Zelandë të Re, Suedi, SHBA, Angli…
“Ka edhe përgjigje të tilla: ‘Kudo qoftë, vetëm jo Maqedonia’, ‘Sa më larg prej këtu’, ‘Në një vend ku qeverisin ligjet dhe ku ka sistem normal shëndetësor dhe arsim’”, qëndron në rezultatet e publikuara nga sondazhi.

Në pyetjen “Pse do të largoheshit?” janë përgjigjur 1.054 lexues. Përgjigjja më e shpeshtë e shkurtër është “Për jetë më të mirë”.

“Një lexues sublimoi tërë realitetin me disa fjalë. Funksionim katastrofik i keq në të gjitha institucionet. Korrupsion, mito, nepotizëm, Keqpërdorim i madh i detyrave dhe funksioneve që ua ka besuar shteti.

Infrastruktura e keqe, organizimi i keq në funksionimin e të gjitha institucioneve. Ata që janë caktuar për ta organizuar punën dhe funksionin e institucioneve janë të paaftë, të korruptuar, të uritur për të përfituar para për një kohë të shkurtër.

Nuk ekzistojnë plane afatgjate për zhvillim dhe avancim. Polici e korruptuar, gjyqësi… Sistemi shëndetësi është shumë keq i organizuar, jofunksional. Sistemi arsim i korruptuiar. Fakultetet garojnë se cili do të ndajë (shesë) më shumë diploma për kuadrot e paaftë!. Të aftit, të vlefshmit, të qetët, ata që e duan punën… janë lënë në margjinat, të gjinden si të dinë vetë”.

Rezultatet nga anketa

Një pjesë e përgjigjeve pse do të largoheshin nga Maqedonia janë: Sepse në shtetin tonë nuk funksion asnjë sistem (politik, arsimor, shëndetësor etj), përveç kësaj edhe populli është totalisht katastrofik, ardhmëri më të mirë për fëmijët e mi dhe siguri, për të thithur ajër të pastër, si dhe jofunksionimi i institucioneve të përbërë nga kuadrot partiakë dhe të paarsimuar, pagat e ulëta, sistemi privat dhe shëndetësi të dështuar e në tërësi shoqëria jonë ka trend në negativ, çdo ditë fundosemi gjithnjë e më shumë dhe askush nuk ndërmerr asgjë rreth kësaj.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,420AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img