E enjte, 25 Prill, 2024
spot_img

“Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, së shpejti premierë në Shkup

- Advertisement -spot_img

Premiera e filmit artistik me metrazh të gjatë “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit do të shfaqet më datën 29 mars në kinemanë CINEPLEXX – Shkup, duke filluar nga ora 19:30, shkruan KultPlus.

Filmi është bashkëprodhim në mes Manufaktura Production (Maqedoni) me producent Sasho Pavslovski, Media&Film Production (Kosovë) me producent Mumin Jashari, Ska-Ndal Production (Shqipëri) me producent Genc Permeti dhe Skupifestival (Maqedoni) me producent Muzbajdin Qamili dhe Osman Ahmeti.

Filmi tregon se si jeta e  zakonshme e qetë e një fshati ‘të harruar’ trazohet nga ardhja e tri prostituteve në kafenenë e fshatit.

“Burrat, edhe përkundër përpjekjeve të grave të tyre për t’i ndaluar, tërë kohën e kalojnë në kafene duke shpenzuar gjithë paratë në alkool dhe seks. Në shkollë fillon të mbizotërojë një gjendje kaotike. Hoxha i fshatit e humb autoritetin dhe xhamia mbetet pa besimtarë. Vetëm dy të rinj përfitojnë nga kjo rrethanë duke arritur t’a realizojnë lidhjen e dashurisë të ndaluar nga prindërit. Në fund gratë e fshatit çohen në kryengritje dhe si pasojë kafeneja digjet, ndërsa jeta në fshat duket se do të kthehet përsëri në normalitet”, shkruhet në sinopsisin e filmit.

Filmi është xhiruar në fshatin Gjonomadh të rrethit të Korçës. Drejtori i fotografisë në këtë film është Almir Gjikolli, muzikën origjinale e ka kompozuar Trimor Dhomi, montazhin Radovan Petroviç, skenograf është Durim Neziri, kostumografe Zhaklina Krstevska dhe dizajner i zërit Darko Spasovski.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img