E premte, 19 Prill, 2024
spot_img

91 viktima nga tërmeti në Turqi, 3 vjeçarja nxirret nga rrënojat pas 65 orësh

- Advertisement -spot_img

Rreth 8 mijë pjesëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit po “luftojnë” me kohën, gjithmonë me shpresën që të rritet numri i të mbijetuarve, por jo i viktimave. Megjithatë pavarësisht përpjekjeve, fatkeqësisht numri i trupave të pajetë të nxjerrë nga rrënojat ka arritur në 91.

Pas tragjedisë së të premtes, herë pas herë lotët janë nga gëzimi dhe duartrokitjet janë treguesi se nga rrënojat është nxjerrë edhe një tjetër i mbijetuar.

E tillë është nxjerrja gjallë nga rrënojat pas 65 orësh e 3 vjeçares Elif, ndërkohë që familja e saj ishte shpëtuar një ditë pas tërmetit. Tërmeti i mori jetën vëllait të saj të madh. Duke shpresuar se Elifi do të ishte më fatlume familjarët prisnin me ankth shpëtimin e saj.

U bashkuam me Elifin, unë bashkë me nënën dhe të afërmit e saj. Lutjet e mia u pranuan – u shpreh Gjyshja e Elifit.

Emocioni dallohej edhe në fytyrën e zjarrfikësit kur tregonte se si vogëlushja kishte kapur gishtin e tij dhe nuk e lëshonte.

Elifi kapi gishtin tim dhe nuk e lëshonte. Unë pastrova fytyrën e saj, i largova pluhurin nga sytë. Unë dhe shoku im e mbajtëm atë. Ajo nuk e lëshoi gishtin tim deri sa e dërgova në kabinën ku do të merrte kujdesin mjekësorë. Ajo meriton të gëzojë jetën – tha Muhamer Çelik- Zjarrfikës

Histori të tilla shpëtimi motivonin edhe më shumë ekipet e shpëtimit. Nga kërkimet në 17 prej ndërtesave janë nxjerr të gjallë 106 persona. Shumë qytetarë kanë mbetur pa shtëpi. 397 ndërtesa janë më pak të dëmtuara, 66 me dëme më serioze dhe 58 janë rrënuar, ndërsa vlerësimi i dëmeve do të bëhet brenda 10 ditësh. Të gjithë qytetarët prona e të cilëve është shkatërruar do të sistemohen në një qendër strehimit me sipërfaqe prej 46, 300 metër katrorë, në Bairakli. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit, Urban Murat Kurum tha se ajo do të ndërtohet brenda 20 ditësh me kapacitet për strehim të rreth një mijë personave, ndërtimi i godinave të reja do të fillojë brenda 1 muaji.

.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,250AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,250AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img