E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img

1991/Vrasja e 14-vjeçarit Spartak Deliu nga diktatura komuniste

- Advertisement -spot_img

6 marsi i vitit 1991 njihet si dita e eksodit të madh të shqiptarëve drejt Italisë. Teksa paradite mbusheshin anijet me shqiptarë që më pas do tmerronin Europën me pamjen e tyre të mjerë, pasojë e regjimit komunist, pasdite në kryeqytetin e vendit, ndodhi vrasja e një djali 14-vjeçar rreth orës 17.00 të kësaj dite. Një orë më parë, në sheshin “Skënderbej”, përballë Pallatit të Kulturës, Partia Demokratike organizoi një miting të madh, me mbarimin e të cilit, pjesëmarrësit e prirë nga Azem Hajdari iu drejtuan selisë së PD-së drejt rrugës së Kavajës. Në 100 metrat e para të rrugës, me pjesëmarrësit ishte afruar edhe djaloshi Spartak Deliu i cili po kthehej nga shkolla për në shtëpi. U dëgjuan tre të shtëna, njëra prej të cilave mori në kokë 14-vjeçarin. Saimir Maloku është njëri nga dëshmitarët që e kanë çuar në ambulancën e afërt, krejt pa shpresë. Kjo vrasje shënoi vrasjen e parë të drejtpërdrejtë me armë zjarri të një 14-vjeçari. (Në statistika shënohet edhe vdekja e një 11-vjeçareje në rrethana arratisje në vitin 1990).

Hetuesia filloi çështjen penale. Hetues ishte Roland Përmeti. Ekspertizën e kreu dr.Fatos Harito. Konkluzionet e ekspertimit ishin se i ndjeri kish marrë një plumb në kokë në drejtimin përpara-prapa, nga rrënja e hundës me dalje në pjesën e pasme të kokës, gjë që i kishte shkaktuar shkatërrimin e trurit dhe vdekjen e menjëhershme. Hetuesia nuk doli me autor të ngjarjes, e cila ngeli e paprovuar. Ata që e bënë, prishën provat menjëherë. Janë diskutuar se pikat e mundshme nga është qëlluar kanë qenë nga Banka e Shqipërisë ose nga një objekt djathtas rrugës së Kavajës. Në kohën e ngjarjes kanë qenë këto funksionarë, të cilët kanë ditur lëvizjen e forcave të MPB-së:

-Ministër i Punëve të Brendshme, Gramoz Ruçaj.

-Drejtor i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, Nerulla Zebi.

-Drejtor i Drejtorisë së Policisë Popullore, Fadil Canaj.

-Drejtor i Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë, Lahedin Bardhi.

/Kastriot Dervishi

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,480AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,480AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img