E martë, 23 Prill, 2024
spot_img

Zvarritet modernizimi i “Bit Pazarit”

- Advertisement -spot_img

Zvarritet rikonstruktimi i “Bitpazarit”. Deri tani ka përfunduar vetëm rinovimi i sektorit 7 dhe 8. Vonesa e punimeve më së shumti i ka irrituar shitësit. Kjo tollovi, i prek ata direkt në xhep, pasi të njëjtit thonë se që nga fillimi i punimeve kanë humbur shumë myshterinj. Ata njëkohësisht bëjnë thirrje për përshpejtim të punimeve.

Puna na ka hupën, është vonuar pak si shumë. U fillua kinse gjashtë muaj ndërsa u vonua 1 vit e gjysmë”- tha Rustem Sulejmani, tregtar.

Shumë na ra puna jo pak. Edhe njerëzit po ikin, nuk kemi pasur punë. Sa më shpejtë që bëhet, aq më mirë është për neve por edhe për pronarin e pazarit është më mirë”- pohoi Jahi Pajaziti, tregtar.

Kryetari i Odës së tregtarëve thotë se pronari i “Bitpazarit”, “Skopski Pazar” ka shkelur çdo afat të dhënë. Sipas tij, premtimet kanë qenë që në afat prej 1 viti, që nga marrja e lejes për ndërtim në mars të vitit të kaluar,  të përfundojnë punimet dhe pazari t’i kthehet normalitetit.

Kjo që po ndodh është një katastrofë e cila nuk mund të përshkruhet. Vetëm rajonin e 7 dhe të 8, “Skopski pazari” e ka tejkaluar afatin e krejt projektit të “Bitpazarit” i cili është i përcaktuar për 14 muaj me përfunduar i gjithi.  Tani në mars bëhen 1 vit dhe ata ende po merren me sektorin e 7 dhe të 8-in.01-50 Gjithkund ku problematika tangon njerëzit nuk mund me qenë përgjegjësia e vetëm një personi aty, por duhet me i kyç institucionet aty të kërkojnë përgjegjësi për ngecjen”- theksoi Ekrem Dolek, kryetar i Odës së Tregtarëve.

Shoqëria aksionare “Skopski pazar” nën pronësi të të cilës është “Bitpazari”, nuk duan të përgjigjen në pyetjet se kur planifikojnë të përfundojnë punimet, cila është arsyeja e ngecjes dhe a është e vërtetë se kanë dhënë afat 14 mujor për përfundimin e ndërtimeve. Nga Komuna e Çariti, thonë se kanë kërkuar nga “Skopski Pazar”   raport për dinamikën e punimeve. Sipas komunës investitori “Skopski Pazar” me premtimin që u ka dhënë tregtarëve po sillet më neglizhencë ndaj kësaj çështje.

 Komuna e Çairit edhe përkundër kufizimit veprues nga neni 68 i Ligjit për ndërtim që ka të bëjë me afatin e realizimit të punëve pas dhënies së lejes, ka kërkuar nga investitori raportin për dinamikën e punës dhe përshpejtimin e punimeve pasi projekti në fjalë është tepër i rëndësishëm për tregtarët dhe qytetarët që gravitojnë në këtë zonë”- tha Komuna e Çairit.

Rinovimi i “Bit Pazar-it” është premtuar që nga vitit 2010. Jo rrallë herë është përdorur si karrem edhe nëpër fushata politike. Projekti në realizim parasheh kushte më të mira higjienike dhe atmosferike për shitësit. Të njëjtit i gëzon fakti se tregu do të mbyllet dhe gjatë stinëve të ftohta nuk do ta kenë më problem shitjen. Gjithashtu pritet që të zgjidhet edhe problemi me vend-parkimin, pasi mbi treg, janë paraparë rreth 230 vende parkimi.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,260AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img